
I pari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se Vetëvendosja me fjalë boshe kanë thënë se Serbia nuk kalon, ndërsa sipas tij, Serbia e ka vendosur gjendjen e jashtëzakonshme në komunat me shumicë serbe.
“Me fjalë boshte ka thënë që Serbia nuk kalon, me i lejuar në komunat me shumicë serbë me vu, me instaluar gjendjen e jashtëzakonshme. Është papërgjegjësi më e madhja kombëtare”, ka thënë Veseli.
Veseli është shprehur se Kurti ka bërë amatorizëm politikë, pasi e ka bërë hero Vuçiqin me disa teste për Covid-19, vlerta e të cilave sipas Veselit është sa e një traktori.
“Ky amatorizëm në politikë i një kryeministri i cili lejon pikërisht në përvjetorin e masakrave që ish-zëdhënësin e politikave gjenocidiale të Millosheviçit ta bëjë hero ndërkombëtar me një traktor, barasvlerë me një traktor i thjesht Ferguson me këto testet për Covid”, ka thënë ai për Reporterin.