×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Karantina të na shërbejë si periudhë reflektimi për kujdes ndaj trashëgimisë natyrore

    FrontOnline
    22 Prill 2020

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se karantina duhet të shërbejë si periudhë reflektimi për të vlerësuar e kujdesur më shumë për trashëgiminë natyrore.

    Ai ka uruar Ditën e Tokës dhe bërë thirrje që ajo të mbrohet duke mos ndotur mjedisin dhe duke harxhuar më pak burime natyrore.

    Veseli ka shkruar qëndrimi në shtëpi gjatë kësaj periudhe kur vendi po përballet me koronavirusin, i ka bërë te gjithë që të ndjejnë më shumë mungesën e natyrës.

    “Dita e Tokës sivjet na ka gjetur të mbyllur në shtëpi, por kjo nuk duhet të na pengojë për të menduar në mënyrë ekologjike për shtëpinë tonë të madhe të përbashkët. Madje besoj se qëndrimi i zgjatur në shtëpi gjatë kësaj periudhe, na ka bërë të gjithëve që t’ia ndiejmë më shumë mungesën natyrës, florës dhe faunës së pasur të Kosovës. Prandaj karantina duhet të shërbejë edhe si periudhë reflektimi për ta vlerësuar e për t’u kujdesur më shumë për trashëgiminë tonë natyrore”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij zyrtare në facebook.

    Sipas tij, natyra duhet të ruhet duke përdorur materiale të ricikluara e burime të energjisë së ripërtritshme.“Ambienti i gjelbër dhe stili i jetës në harmoni me natyrën duhet parë si parakusht për të pasur një jetë më të shëndetshme e të bukur. Të gjithë ne mund të bëjmë pjesën që na takon për të mbrojtur mjedisin duke mos ndotur, duke harxhuar më pak burime natyrore apo duke përdorur materiale të ricikluara e burime të energjisë të ripërtëritshme. Gëzuar Ditën e Tokës”, ka shkruar ai.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.