Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thirrur për sot konferencë për media.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi dërguar nga zyra për media e PDK’së.
Në njoftim thuhet se konferenca do të mbahet në ora 15:00 në zyrën e Partisë Demokratike të Prishtinë.
“Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media, sot, e hënë, më 6.7.2020. Vendi: Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, Prishtinë. Koha: 15:00”, thuhet në njoftim.
PDK nuk ka bërë të ditur se për çfarë tema do të flasë sot para gazetarëve Veseli.