Qeveria e Kosovës ka miratuar sot planin e veprimit për rritje të mbulueshmërisë së testimit të qytetarëve për virusin COVID-19.
Ky plan është prezantuar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili deklaroi se me këtë do të krijohej pasqyrë reale e gjendjes në vend.
Zemaj theksoi se grupi funksional punues në ministri ka paraparë një plan të tillë pas analizave të kryera nga IKSHPK, OBSH dhe institucionet tjera përgjegjëse të shëndetësisë.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/901792046956710/?notif_id=1594222491986641¬if_t=live_video_explicit