×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendos Presidenti: Shtyhen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Veri

    FrontOnline
    11 Qershor 2020

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur që të shtyhen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut. Kryetari i deritanishëm, Goran Rakiq është emëruar zv.kryeministër dhe Ministër i Pushtetit Lokal në Qeverinë Hoti. Për shkak të kësaj, në Veri do duhej të mbaheshin zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar

    Burime të Gazetës Express kanë bërë të ditur se Thaçi ka marrë vendim që të shtyhen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

    “Me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19 dhe parandalimit të rritjes së numrit të personave të infektuar në Republikën e Kosovës si dhe ruajtjes së shëndetit publik, zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, pas dorëheqjes së kryetarit të kësaj komune, shtyhen për një afat të pacaktuar”, ka thënë ky burim.

    Goran Rakiq i cili është edhe kryetar i Mitrovicës së Veriut, është zgjedhur zv.kryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal, në qeverinë e re.

    Rakiq është zgjedhur kryetar i Mitrovicës së Veriut në zgjedhjet e jashtëzakonshme në maj të vitit të kaluar.

    Këto zgjedhje kanë pasuar dorëheqjet e kryetarëve të këtyre komunave, më 26 nëntor të vitit të kaluar, në shenjë proteste ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind në importet e Serbisë dhe Bosnjës.

    Megjithatë, pas dorëheqjes Rakiq kishte kandiduar përsëri për kryetar të Mitrovicës së Veriut, ku edhe kishte fituar zgjedhjet.

    Fat të njëjtë si Mitrovica e Veriut kishte edhe Podujeva. Kryetari i kësaj komune, Agim Veliu ishte zgjedhur më 3 shkurt të këtij viti, ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti.

    Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë nuk janë mbajtur ende, për shkak të pandemisë COVID-19.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.