×
  • Sport
  • Sport

    Vendos OShP-ja: Anulohet përfundimisht tenderi për renovimin e stadiumit të Gjilanit

    FrontOnline
    09 Gusht 2024

    Organi Shqyrtues i Prokurimit edhe zyrtarisht e ka anuluar tenderin për renovimin e stadiumit të Gjilanit.

    Kjo është bërë e ditur në vendimin që është marrë ditën e sotme.

    Në vendimin e siguruar nga nacionale, thuhet se ankesa e njërit prej operatorëve ekonomikë kishte qenë e bazuar, dhe rekomandohet komuna e Gjilanit që tenderi të shpallet përsëri.

    “Aprovohet si pjesërisht e bazuar ankesa e OE N.N.P “Euro Construction” e datës 18.06.2024 me numër protokolli lidhur me aktivitetin “Renovimi i Stadiumit të Qytetit të Gjilanit. Anulohet aktiviteti i prokurirmit Renovimi i Stadiumit të Qytetit të Gjilanit”, thuhet në vendim.

    “Në afat prej 10 ditësh AK duhet ta informojë OSHP-në për të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me këtë aktivitet të prokurimit, në të kundërtën, OSHP mund të marrë masa ndaj AK-së”, thuhet në vendim.

    Pezullimi i tenderit 2 muaj më parë kishte ndodhur për shkak të dyshimeve për manipulime, dhe faktit se tenderi ishte dhënë për kompaninë që kishte bërë ofertë 2 milionë euro më të shtrenjtë.

    Çfarë ndodhi?

    Komuna e Gjilanit kishte nënshkruar kontratë me vlerë prej 14 milionë e 997 mijë eurosh për renovimin e stadiumit të Gjilanit. Kjo kontratë u është dhënë disa operatorëve ekonomik që kanë oferuar me çmimin më të lartë. Pronarët e kompanive fituese për renovimin e stadiumit janë pronarë edhe të klubit “SC Gjilani”, ku klubi luan ndeshjet.

    Pas pezullimit të aktivitetit të tenderit gjatë muajit mars, Komuna e Gjilanit tashmë ka arritur marrëveshje për tenderin me titull: “Renovimi i Stadiumi të Qytetit të Gjilanit”.

    Vlera e kontratës me të cilën janë shpërblyer grupi i operatorëve ekonomik është gati 15 milionë euro.

    Ky grup ka fituar tenderin me çmimin më të lartë të ofertës edhe pse Komuna e Gjilanit e udhëhequr nga kryetari Alban Hyseni, ka thënë se ky grup ka ofertuar me çmimin më të lirë.

    Kemi kënaqesinë të ju njoftojmë se ju keni dorëzuar [tenderin me çmimin më te ulët] si përgiigje ndaj [njoftimit të kontratës] për aktivitetin e prokurimit të lartëcekur. Juve ju është dhënë kontrata me çmimin e ofertuar dhe sipas kushteve të saktësuara në tenderin tuaj dhe në pajtim me afatet dhe kushtet të cilat kanë qenë të specifikuara në Njoftimin për Kontratë dhe në dokumentet të cilat e përbëjnë dosjen e tenderit. Çmimi i cili është ofertuar 14,997.804.00 euro” – thuhet në letrën standarde për tenderuesin e sukseshëm,

    Komuna e Gjilanit kishte pezulluar përsëri tenderin me vlerë prej 14 milionë e 997 mijë eurosh për renovimin e stadiumit të Gjilanit. Ky tender është pezulluar pas ankesës të një grupi të operatorëve ekonomikë të cilët ofertuan me çmimin më të lirë. Kjo është hera e dytë që tenderi për renovimin e stadiumit të Gjilanit pezullohet. 

    Komuna e Gjilanit ka pezulluar tenderin për “Renovimin e Stadiumi të Qytetit të Gjlanit” i cili u dha ditë më parë me vlerë prej gati 15 milionë eurove.

    Tenderi është pezulluar pas ankesë së grupit të operatorëve ekonomikë: EURO CONSTRUCTION, Beni Construciton, 2T shpk, 2A Group dhe DOMID shpk.

    Ky grup i operatorëve ekomomikë, kishte oferuar me çmimin prej 13 milionë e 274 mijë eurove, mirëpo, komuna e Gjilanit kishte shpërblyer me tender grupin e operatorëve ekonomikë me çmim më të lartë, pra 14 milionë e 997 mijë eurove.

    Vendimi për pezullimin e tenderit është marrë të enjtën më 6 qershor nga zyrtari përgjegjësi i Prokurimit në këtë komunë.

     

    Nga Rubrika
    Sport16 Janar 2025
    Leutrim Krasniqi nuk është më trajner i Vëllaznimit. Klubi gjakovar ka njoftuar përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale se i ka ndarë...
    Sport16 Janar 2025
    Ylli i FC Barcelonës, Gavi, ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij, Lamine Yamal, duke e cilësuar si lojtari më i mirë në botë...
    Sport16 Janar 2025
    Marrëdhënia e vlerësimit dhe e admirimit mes dy kampionëve ekziston prej vitesh, me shkëmbime të shpeshta komplimente e madje edhe fanella. Një...
    Të tjera
    Lajme16 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje një mbledhje në formë elektronike, në të cilin ka marrë dy vendime. Në njoftimin e lëshuar...
    Lifestyle16 Janar 2025
    Mishi i kuq ka qenë pjesë e dietave në mbarë botën që nga kohët e hershme të njerëzimit dhe është një burim...
    Lajme16 Janar 2025
    Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka ngritur shqetësime për përfshirjen e fëmijëve në aktivitetet elektorale nga disa subjekte politike....
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Altin Krasniqi, ka theksuar rëndësinë e nderimit të organizatave që kanë dalë nga lufta, duke...
    Lajme16 Janar 2025
    Në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim Shpëtim (QNTKSh), u realizua trajnimi intensiv për Mbijetesë Malore në kushte dimërore për kadetët e vitit...
    Lajme16 Janar 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, priti sot në takim Nathalie Loiseau, anëtare e Parlamentit Evropian dhe Shefe e Misionit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.