×
  • Sport
  • Sport

    Vëllaznimi ndahet me trajnerin Leutrim Krasniqi

    FrontOnline
    16 Janar 2025

    Leutrim Krasniqi nuk është më trajner i Vëllaznimit.

    Klubi gjakovar ka njoftuar përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale se i ka ndarë rrugët me trajnerin e deritashëm.

    Kuqezinjtë i kanë uruar suksese trajnerit të ri kosovar dhe e kanë falënderuar për bashkëpunimin, shkruan “Gazeta Express”.

    Ndërkohë, ekipit gjakovar pritet t’i prijë trajneri nga Shqipëria, Mirel Josa, i cili në të kaluarën e kishte drejtuar FC Prishtinën.

    Josa u pa mbrëmë në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll mes Vëllaznimit dhe Bashkimit në palestrën e sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë.

    Nën drejtimin e Krasniqit, Vëllaznimi e mbylli pjesën e parë të sezonit në vendin e dytë në Grupin A të Ligës së Parë me 27 pikë, katër më pak se liderja, Drenica.

    Synim i Kuqezinjve është të rikthehen në Superligë.

    Nga Rubrika
    Sport18 Shkurt 2025
    Ish-arbitri, Mateu Lahoz, është kandidat për t’u bërë president i komitetit të arbitrave të futbollit spanjoll. Presidenti i Federatës spanjolle të futbollit,...
    Sport18 Shkurt 2025
    Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e Ligës së Kampionëve, në kuadër të fazes së play-offit. Atalanta është duke u...
    Sport18 Shkurt 2025
    Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është shprehur pesimist për ndeshjen e së mëkurës në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit. Qytetarët...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Shkurt 2025
    Pas njoftimit të djeshëm se në shkollën fillore “Kirili e Metodi” në fshatin Rramanli të Kumanovës tek një nxënës është konfirmuar zgjeba,...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se faza vendimtare për pavarësinë e Kosovës filloi në...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Ismet Kryeziu nga DnV e ka quajtur skandal organizimin e festës për 17-vjetorin e Pavarësisë që Konsullata e Kosovës në Shtutgart e...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami është takuar me Peter Sorensen, emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. Ai ka shkruar se...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Zgjedhjet e 9 shkurtit të 2025-tës, kanë sjell emra të ri në politikë e sidomos në listat e kandidatëve për deputetë. PDK...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Republikës së Panamasë, Jose Raul Mulino Quintero,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.