×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendimet e Qeverisë për shpronësimin e tokave për autostrada

    FrontOnline
    09 Mars 2021

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për shpronësimin e disa pronave të paluajtshme.

    Është marrë vendim për shpronësimin e pronave të paluajtshme ish-shoqërore për realizimin e projekteve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

    “Në mbledhjen e sotme është miratuar vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish shoqërore, të cilat janë të nevojshme për realizimin e projekteve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) për: Ndërtimi i Objektit të ri të Gjykatës Themelore në Pejë, Komuna Pejë. Ndërtimi i Objektit të ri të Gjykatës Themelore në Prizren, Komuna Prizren. Renovimi dhe ndërtimi i ish objektit të filialës së “Jugobankës” në Mitrovicë, për nevoja të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Komuna Mitrovicë”, thuhet në vendimin e qeverisë.

    Po ashtu është miratuar edhe vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim të pronave të paluajtshme për ndërtimin e Autostradës së Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë.

    “Në Zonën Kadastrale Bresallc, Komuna Gjilan, e cila preket nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë; Në Zonën Kadastrale Balincë Komuna e Malishevës, e cila preket nga ndërtimi i Rrugës Nacionale N9, Prishtinë-Pejë dhe; Në Zonën Kadastrale Milloshevë, Komuna e Obiliqit, e cila preket nga ndërtimi i Rrugës Nacionale N2 Prishtinë-Mitrovicë. Në vazhdim të mbledhjes, kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për anulimin, ndryshimin dhe plotësimin e pjesërishëm të Vendimit Përfundimtar Nr.12/71, datë 23.10.2018, me të cilin janë miratuar shpronësimet e pronave të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës “Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë”, Segmenti Banullë – Bresallc, që prek komunat Lipjan (Zonat Kadastrale Banullë, Sllovi, Smallushë), Novobërdë (Zona Kadastrale, Parallovë) dhe Gjilan (Zonat Kadastrale Bresalc, Ponesh dhe Zhegovc)”, thuhet në vendimin e qeverisë.

    Qeveria ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësimin për interes publik të Objekteve të cilat menaxhohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), të cilat preken nga realizimi i projekteve: ndërtimi i Parkut që do të shërbejë për amfiteatrin e fshatit Mushtisht dhe ndërtimi i “Çerdhes së fëmijëve dhe këndi për të moshuarit’’, në fshatin Studençan, Komuna e Suharekës.

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.