Historiani, politikani dhe shkrimtari, Ivo Banac ka vdekur të martën në moshën 74-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë, kanë bërë të ditur familjarët e tij.
Banac ka qenë profesor emeritus i historisë në Universitetin Yale dhe në atë universitet kishte qenë për dy mandate drejtues i kolegjit Pierson, shkruan portali kroat “Index”, raporton ‘koha’.
Ka qenë ministër i Ambientit në Qeverinë e Kroacisë gjatë vitit 2003, kryetar i Partisë Liberale (2003-2004) dhe deputet kroat (2004-2007).
Banac lindi në Dubrovnik. Studioi në Universitetin Fordham në New York, teksa studimet pasdiplomike i përfundoi në Universitetin e Stanfordit.
Banac ka folur vazhdimisht në favor të pavarësisë së Kosovës duke thënë në disa intervista se Serbia e ka humbur atë qysh në vitin 1981.