Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në malet e Rugovës, raporton Express
Rasti ka ndodhur mesditën e së dielës në Rugovë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka bërë punime të kundërligjshme, ku dyshohet se gjatë punimeve, një dri ka rënë mbi viktimën të cilit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.
Është bërë e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërkaq viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për Obduksion.