Një 80-vjecare nga Gjakova, e infektuar me koronavirus, ka vdekur sot në Qendrën e Mjekësisë Sportive.
Lajmin e ka konfirmuar Drejtori për Shëndetësi në Gjakovë, Ferdinand Kolaj.
Kolaj tha se gruaja kishte probleme të tjera shëndetësore, por pas vdekjes është testuar dhe ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ndryshe, sot ka vdekur edhe një i moshuar nga Podujeva. Lajmin e ka bërë të ditur Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.