Një 62 vjeçar nga Malisheva ka humbur betejën me COVID-19 gjatë ditës së sotme, raporton Front Online.
Viktima ishte duke u trajtuar tash e një javë në spitalin e Prizrenit.
Vdekjen e ka konfirmuar kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj.
“Viktima ka qenë pozitiv me COVID-19 dhe tash e një javë ka qenë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit teksa sot ka humbur jetën. I njëjti ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese”, tha Begaj.
Ai tha se kjo komunë nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të përballuar numrin e madh të të infektuarve.
“Ka të infektuar të tjerë që janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Komuna jonë nuk ka kapacitetet të mjaftueshme për të përballuar numrin e madh të të infektuarave me Covid-19”, tha ai për Front Online.