×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes në QKUK një pacient, familja njoftohet pas vdekjes se ka qenë i prekur me COVID-19

    FrontOnline
    29 Qershor 2020

    Komuna e Malishevës, përmes një njoftimi për media ka njoftuar se sonte ka vdekur në QKUK një pacient i cili paraprakisht kishte qenë i shtrirë në repartin e neurologjisë, ndërsa pasi ka ndërruar jetë, sipas familjarëve në fletë lëshimin e spitalit thuhet se ka qenë i prekur me COVID-19.

    Sipas njoftimit, viktima më herët nuk ka qenë i evidentuar në listën e të prekurve, madje as familja e tij nuk ka qenë e njoftuar deri pas vdekjes.

    “Organet komunale janë njoftuar për rastin, pasi i është kërkuar mbikëqyrja e varrimit, nga ana e inspektorëve komunal, e po ashtu edhe familjarët kanë sqaruar se për këtë janë njoftuar vetëm pas vdekjes së familjarit të tyre, i cili ka qenë i shtrirë në neurologji dhe jo në klinikë infektive”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.

    Personi i vdekur, me inicialet S.T. është i lindur më 1953 nga fshati Banjë i Komunës së Malishevës.

    Ndryshe, gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 122 raste të reja me coronavirus, duke çuar në 2 mijë e 799 numri i personave të infektuar me virus në Kosovë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.