Këngëtarja e njohur amerikane, Millie Small ka ndërruar jetë, shkruajnë mediat e huaja.
Ajo u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare pas një goditje që pati në tru.
Sipas “Daily Mail”, Small është ndarë nga jeta pas një goditje në tru. Lajmi është konfirmuar po ashtu nga një mikeshë e këngëtares.
Chris Blakewell, që ishte bashkautor në këngën e kthyer në hit, e përshkroi artisten si një ndër më të veçantat e kohës së saj.
“Kam udhëtuar me të nëpër botë, pashë sesi publiku kudo e kërkonte. Ishte një person tepër i ëmbël, shumë e qeshur dhe me një sens të shkëlqyer humori”, është shprehur ai.
Millie Small ndërroi jetë në Angli

