×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes edhe një qytetar i Gjilanit nga Coronavirusi

    FrontOnline
    27 Korrik 2020

    Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se edhe një qytetar i kësaj komune e humbi jetën pas infeksionit me COVID-19.

    Lajmin e ka bërë të ditur Haziri, në konferencën me gazetarë, të hënën, ku ka njoftuar se pas 29 rasteve të reja, në Gjilan gjithsej janë prekur 434 qytetarë nga COVID-19, 268 janë shëruar, 152 raste janë aktive, ndërkaq 14 prej tyre kanë ndërruar jetë.

    Haziri ka njoftuar se nga sot, Komiteti i Emergjencave e ka ngritur shkallën nga niveli i mesim drejt rrezikut të përgjithshëm.

    “Gjilani është në prag të shkuarjes në masa të ashpra të menaxhimit së situtatës së parandalimit të COVID-19. Unë ju falënderoj për solidaritet, por infeksioni tregon se është i pamëshirshëm. Ne nuk mund të luftojmë ndryshe, pos duke e ruajtur distancën, duke e i përdorur maskat dhe duke kufizuar lëvizjet.

    Ai tha se është i vetmi rast që sulmi nuk është mbrojtja më e mirë, por mbrojtja është mënyra e vetme që nga sulmi agresiv i viruesit mund të na nxjerr fitues.

    “Sot, jo vetëm Kosova, por edhe Gjilani e ka numrin rekord të të infektuarve me COVID-19. Unë apeloj nga të gjithë ata që konfirmohen potivizë që t’i respektoj rregullat strikt, të mos lëvizin dhe të qëndrojë në vetizolim. E dyta, cdo lëvizje e personave asimptomatikë, por që e bartin virusin, është ‘bombë në ecje’ dhe infeksioni potencial për të tjerët është rrezik dhe kërcënim për shëndetin publik”, ka thënë Haziri.

    Haziri ka shfaqur shpresën e hapjes së cerdheve, shkollave të futbollit dhe fitneset, derisa ka shfaqur zotimin se nuk do të ketë tolerancë ndaj atyre që nuk i respektojnë masat anti COVID-19.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.