Reumatologu Sylejman Rexhepi ka vdekur mëngjesin e sotëm, pas infektimit me COVID-19.
Përveç COVID-19, Rexhepi kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Reumatologjisë, Avni Kryeziu.
Kryeziu ka thënë se ai ka qenë duke u trajtuar në Mjekësinë Sportive për rreth dy javë dhe kishte qenë në gjendje të rëndë.
“Ka qenë në gjendje të rëndë qe dy javë në Intensivë në mjekësinë sportive dhe fatkeqësisht sot në mëngjes më njoftuan kolegët që kanë qenë atje kujdestarë se ka ndërruar jetë. Ka pasur edhe sëmundje shoqëruese, ka qenë me hipertension”, ka thënë Kryeziu për Express.
Sot ka vdekur edhe kirurgu Ali Tolaj, i cili ishte i infektuar me COVID-19.