
Pacienti që ishte në dializë në Spitalin e Prizrenit ka ndërruar jetë paraditen e sotme në Klinikën Infektive, raporton Front Online.
Lajmin është konfirmuar nga Klinika Infektive.
“Sot në ora 10:30, ka ndërruar jetë pacienti i lindur me 1943 nga Rahoveci, i cili përveç infeksionit me Covid -19 ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe ka qenë në dializë”, thuhet në raportin 24 orësh të Klinikës Infektive.
Kjo është vdekja e 28-të në nivel vendi nga coronavirusi./Front Online/