Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes akademiku Ekrem Murtezai

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare akademik Ekrem Murezai.

    Lajmin e ka bërë të ditur Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

    ASHAK njofton se nesër do të mbahet mbledhje komemorative me familjarët dhe anëtarët e akademisë.

    Mbledhja do të mbahet në ambientet e Akademisë së Shkencave nga ora 11:00.

    Ceremonia e varrimit do të bëhet duke respektuar masat parandaluese për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

    Biografia e Ekrem Murtezai:

    Akademik Ekrem Murtezai lindi në Gjakovë, ku kreu shkollën fillore dhe mori mësime në Medresenë e Madhe të Gjakovës. Në vitin 1948 u regjistrua në Shkollën Normale të Gjakovës, ndërsa në vitin 1951 u diplomua në Pejë. Studioi për filozofi në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Beogradit. Pas studimeve deri në fund të viteve ’60 punoi mësimdhënës në shkollën normale dhe në gjimnazin e Gjakovës, ku ishte edhe drejtor. Nga viti 1969 e deri në vitin 1973 ishte në detyrën e këshilltarit të pavarur në Byronë Ekzekutive të Komitetit Qendror të Lidhje Komuniste të Jugosllavisë (LKJ) dhe njëkohësisht edhe shef i kabinetit të Fadil Hoxhës, i cili në atë kohë ishte anëtar i Byrosë Ekzekutive. Ndërkohë mbaroi studimet pasuniversitare për politikologji në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd. Në vitin 1973 u zgjodh ligjërues i lëndëve historia e filozofisë antike dhe mesjetare dhe filozofisë marksiste në katedrën filozofi-sociologji në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës (UP), ku më 1977 mbrojti edhe tezën e disertacionit të doktoratës me titull “Lenini për logjikën dialektike”. Ishte profesor i rregullt i lëndëve të lartpërmendura gjatë viteve 1983-1991, por edhe i disa lëndëve të tjera filozofike: estetikë, logjikë, filozofi klasike gjermane, filozofi bashkëkohore etj. Për një kohë ligjëroi edhe metodologjinë dhe teknikat e kërkimeve shkencore në degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Gjatë viteve 1973-1981 ishte drejtor i Qendrës Krahinore të Arsimit Marksist. Kreu edhe detyra të tjera në institucionet e arsimit.
    Anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe i Arteve të Kosovës u zgjodh në vitin 1996, kurse në vitin 2000 u zgjodh anëtar i rregullt. E. Murtezai është autor i disa librave nga fusha e filozofisë, i artikujve shkencorë, i fjalorëve terminologjikë, i librave shkollorë: “Filozofia materialiste-dialektike” (1975), “Studime filozofike” (1975), “Stalinizmi dhe neostalinizmi” (1976), “Pikëpamja e Leninit për metodën dialektike” (1976), Marksizmi, socializmi dhe vetëqeverisja” (1981), “Disa terma aktualë politikë” (1986), “Fjalori i filozofisë” (1995), “Fjalor i feve” (2000), “Hyrje konceptuale në filozofi” (2015) etj.

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme24 Mars 2023
    “Marshi për Drejtësi”, i organizuar nga platforma “Liria ka emër”, do të mbahet më 2 prill nga ora 14:00 në Prishtinë, në...
    Lajme24 Mars 2023
    Pas vendimit ë Gjykatës Kushtetuese e cila hodhi poshtë Ligjin për Këshillin Prokurorial, kanë reaguar edhe subjektet politike opozitare. Sipas tyre, rrëzimi...
    Lajme24 Mars 2023
    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në 24-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-së, ka thënë se e drejta ndërkombëtare vdiq më 24 mars...
    Të tjera
    Lajme24 Mars 2023
    Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar pasi sot Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Zëdhënësi i Vetëvendosjes,...
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Më shumë se 1,500 njerëz janë evakuuar në Spanjë, pasi vendi po përballet me zjarrin e parë të madh këtë vit. Qindra...
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Në përvjetorin e bombardimeve, Dodik bëri thirrje për bashkimin e RS-së dhe Serbisë Të ardhmen e shoh në bashkimin e Serbisë dhe...
    Lajme24 Mars 2023
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se në shkollën e parë shqipe në Ferizaj, gjimnazi i...
    Lajme24 Mars 2023
    Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media kanë treguar nesër do të mbajnë konferencë për media. Në njoftim thuhet se...
    Vip24 Mars 2023
    Platforma “Liria ka Emër” ka thirrur marsh për drejtësi në mbështetje të krerëve të UÇK-së në Hagë më 2 prill në ora...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.