Një 74 vjeçare ka ndërruar jetë sot në Prizren si pasojë e një aksidenti, njofton Klan Kosova.
Këtë e bëri të ditur për klankosova.tv Bajram Krasniqi, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës.
Krasniqi deklaroi se një drejtues automjeti duke lëvizur mbrapa ka goditur 74 vjeçaren, e cila ka vdekur.
“Sot, më 25.07.2020, rreth orës 06:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku tek stacioni i autobusëve në Prizren”.
” Deri te aksidenti ka ardhur kur një drejtues automjeti duke lëvizur prapa, duke parkuar minibusin, ka goditur një grua të moshës 74 vjeçare”.
“Ekipi mjekësor ka konstatuar se e aksidentuara ka ndërruar jetë, kurse shoferi me aktvendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Krasniqi.