
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Itali. Fatma Core punonte në një kompani tekstile dhe ka ndërruar jetë teksa udhëtonte me furgonin e punës, i cili u përfshi në një aksident.
Mediat italiane shkruajnë se mjeti drejtohej nga një 67-vjeçar, i cili ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një pemë.
Pas vdekjes së 34-vjeçares, të afërm, miq dhe kolegë kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale.
“Unë ende nuk dua ta besoj, dua të të kujtoj gjithmonë kështu të buzëqeshur! Do të na lësh një boshllëk në zemër …”, shkruan një person për Fatma.
Ndërsa një tjetri i “duket e pamundur” se ajo tashmë nuk ndodhet në mesin e tyre. nga ana tjetër, mediat vendase shkruajnë se Fatma u rrit me familjen e saj në Casale di Scodosia.
Mamaja e saj Hafsa, babai Besnik, motra Silvana dhe vëllai Hazri janë pikëlluar nga lajmi për humbjen e saj në moshë kaq të re. Fatma, falë punës së saj kishte arritur kohët e fundit të jetonte vetëm, në Saletto, së bashku me qenin e saj.