Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që i njëjti vazhdimisht ka ushtruar dhunë te bashkëshortja e tij, transmeton Front Online.
“Obiliq, 18.09.2020-16:00.Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar vazhdimisht është duke ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. I dyshuari pasi kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës ishte larguar prej shtëpisë dhe ende nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Front Online/