×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vatrat e reja covid shkaktojnë përplasje fizike mes italianëve e komunitetit të huaj

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Një situatë e tensionuar me përplasje e dhunë fizike vazhdon prej disa orësh në komunë Mondragone në provincën e Kasertas në Itali.

    Motivi është shfaqja e një vatre Covid në komunitetin e emigrantëve të huaj, kryesisht të etnisë bullgare, që jetojnë në këtë qytezë e punojnë në sektorin e bujqësisë.

    Vatra e pandemisë në Mondragone ka regjistruar deri më sot 49 emigrantë të infektuar duke detyruar autoritetet ta shpallin zonë e kuqe ku askush nuk mund të hyjë e të dalë në territorin e saj deri më datë 30 qershor.

    Rreth 100 emigrantëve të tjerë u janë kryer tamponët e janë në pritje të përgjigjes, e janë dërguar të kalojnë karantinimin në një strukturë të kontrolluar.

    Ky fakt ka provokuar përplasje fizike e të dhunshme mes banorëve vendas që prisnin të nisnin këtë sezon vere me turistët e parë që kanë prenotuar në qytezën e tyre buzë detit, por që për shkak të vatrës së infektimit kanë anuluar udhëtimin.

    Akte vandaliste në rrugë, thyerje xhama makinash me targa bullgare, dhunë fizike etj vazhdojnë prej disa orësh në rrugët e kësaj komune e që nuk janë mundur të ndalen as nga ndërhyrja e forcave te policisë.

    Situata e tensionuar ka kërkuar ndërhyrjen e ushtrisë e gajtë natës rreth 50 forca ushtarake kanë mbërritur në Mondragone me kërkesë të guvernatorit të rajonit të Kampanjës.

    “Është një krizë e paparashikuar që rrezikon të degjenerojë”, ka deklaruar guvernatori Vincenzo De Luca. Për bllokimin e vatrës së infektimit reaguam në kohë e kemi nisur një sreening në masë për të gjithë banorët e Mondragones duke kryer tamponë në rrugë me ambulancat e vënë në dispozicion nga shërbimi shëndetësor i rajonit.”

    Sa i takon përplasjes mes qytetarëve italianë e emigrantëve, guvernatori De Luca thotë se prej vitesh ekziston një konflikt i tillë mes banorëve vendas e komunitetit bullgar, “por nuk është ky momenti, tha ai që ky konflikt të ndizet”, duke i bërë thirrje palëve të qetësohen.

    Nga Rubrika
    Opinione03 Mars 2026
    Nga: Gjergj Dedaj Jugonostalgjikët dhe autonomistët janë çdo ditë e më shumë agresiv, për të zënë pozita kyqe në regjimin e Kurtit,...
    Opinione02 Mars 2026
    Nga: Daan Everts Është thellësisht e pabesueshme që NATO do të ndërhynte në këtë konflikt në favor të UÇK-së, nëse shërbimet e...
    Opinione28 Shkurt 2026
    Ballkani i Hapur ringjallet si Lazari pasi ishte shpallur politikisht i konsumuar dhe ishte zhdukur nga konferencat rajonale dhe nga retorika e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.