×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vala rekorde e nxehtësisë në Arktik ndezë pyjet e Siberisë

    FrontOnline
    28 Qershor 2020

    Një valë e nxehtësisë në Siberi të Rusisë ka bërë që ky rajon plot pyje të rrezikohet nga shumë zjarre.

    Shifrat nga agjencia Avialesookhrana e Rusisë, agjenci për menaxhimin e zjarreve pyjore, zbuloi se po digjen 1.15 milionë hektarë pyje nëpër rajone ku zjarrfikësit nuk mund të arrijnë.

    Rajoni më se keqi i prekur është Republika Sakha, ku gjendet qytetit Verkhoyanks. Në këtë vend më 20 qershor u raportua temperatura rekorde prej 38 gradë celsius, dhe nëse konfirmohet, do të jetë dita më e ngrohtë që është regjistruar ndonjëherë në Arktik, shkruan Independent, transmeton KOHA.

    Imazhe të këtij rajoni nga Copernicus Climate Change Service tregojnë Siberinë të mbuluar me një ngjyrë të ndezur të portokalltë dhe të kuqe për shkak temperaturave të larta. Sipas kësaj agjencie, muaji që shkoi ishte më i ngrohti i regjistruar globalisht, ku në Siberi shkoi deri në 10 gradë celsius përmbi normales.

    Por temperaturat kanë qenë jashtëzakonisht të ngrohta që nga janari në këtë rajon. Amber Soja nga NASA e cila ka bërë hulumtime në teren në këtë rajon tha: “Në këtë pjesë të Siberisë, shenjat e ndryshimit klimatik tashmë janë këtu dhe po ndodhin. Nuk është diçka nga e ardhmja e largët”.

    Arktiku është rajoni që po ngrohet më së shpejti në botë, sa dyfishi i rajoneve tjera. Pos zjarreve, kjo po shkakton edhe degradimin e akullnajave dhe erozionin e brigjeve, duke ngritur alarm dhe brenga për stabilitetin strukturor të rajonit si dhe kafshët që jetojnë atje.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se është marrë vendim për ndalimin e rreptë të çdo aktiviteti ndërtimor...
    Lajme04 Mars 2026
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, duke theksuar se ky proces...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka njoftuar se zyrtarisht do ta propozojnë për president, Glauk Konjufcën. Megjithatë, një veprim i tillë duket se nuk...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se zyrtarisht do ta propozojnë për president, Glauk Konjufcën. Në një njoftim për media, LVV thekson se zgjedhjet...
    Lajme04 Mars 2026
    Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka dalë nga objekti i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ai ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e...
    Vip04 Mars 2026
    E dashura e përfolur e Klodian Mihajt, Alice Maselli, ka “trazuar” rrjetin me një postim të fundit në TikTok. Bukuroshja italiane ka...
    Vip04 Mars 2026
    Situatat e tensionuara dhe kaotike të ditëve të fundit në “Big Brother VIP”, sidomos pas ngjarjeve me Rogertin dhe debatet në studio,...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca për nisjen e procesit për zgjidhjen e presidentit të ri pritet të mbahen sonte, mëson gazeta Nacionale. Tashmë kanë filluar edhe...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një tërmet i fortë u ndje në zonat e Catanias, Mesinës dhe Sirakuzës në Itali rreth orës 7:05 të mëngjesit të sotëm....

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.