×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vaksina “premtuese” e coronavirusit në Oxford: Çfarë është ajo dhe katër gjërat tjera që duhet ditur

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Rezultatet premtuese nga testimet e tri vaksinave të mundshme të coronavirusit kanë ngjallur shpresat në luftën kundër pandemisë COVID-19, e cila ka marrë jetën e më shumë se 600 mijë personave.

    Studimet klinike të fazës së hershme të AZD1222, një vaksinë eksperimentale e vëzhguar nga afër duke u zhvilluar nga “AstraZeneca”, dhe shkencëtarët e Universitetit të Oxfordit të Mbretërisë së Bashkuar, rezultuan pozitive te pjesëmarrësit, pa ndonjë efekt anësor serioz.

    Vaksina e Oksfordit është një nga 150 vaksinat në zhvillim global, por konsiderohet më e mira deri më tani.

    Prodhuesi i barnave “Pfizer” dhe “CanSino Biologics” e Kinës, gjithashtu raportuan përgjigje positive rreth prodhimit të tyre, transmeton Telegrafi.

    Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka thënë se çdo vaksinë e vlefshme duhet të vihet në dispozicion të të gjithëve.

    Më poshtë, bëjmë një vështrim në zhvillimet më të fundit në garën globale të vaksinave.

    Çfarë është AZD1222?

    Vaksina AZD1222 është adaptuar nga një virus i zakonshëm i ftohtë që gjendet te shimpanzat, me rritje të shpejtë të glycoproteinës, një material gjenetik nga coronavirusi i ri, i shtuar asaj.

    Ai shfrytëzon virusin e modifikuar për të dhënë udhëzime gjenetike në qelizat për të shkaktuar një përgjigje imune kundër coronavirusit të ri që shkakton COVID-19.

    Midis muajve prill dhe maj, gjithsej 1,077 persona të shëndetshëm rreth moshës 18 dhe 55-vjeçare, në pesë qendra të Mbretërisë së Bashkuar, morën pjesë në provat e kontrolluara të Fazës I-rë dhe II-të të vaksinës eksperimentale, shkruan AlJazeera.

    Secilit pjesëmarrës iu dha nga një dozë dhe u monitoruan për rreth një muaj. Dhjetë prej tyre iu dha një dozë e dytë pas 28 ditësh.

    Çfarë treguan rezultatet?

    Në testimin e saj në fazën e I-rë, vaksina shkaktoi të ashtuquajturat antitrupa neutralizues – lloji që ndalon virusin nga qelizat infektuese – në 91 për qind të individëve një muaj pasi ata morën një dozë, dhe në dhjetë personat që morën një dozë të dytë pas 28 ditëve.

    Këto nivele ishin në të njëjtën kohë me antitrupat e prodhuar nga njerëz që kishin mbijetuar nga një infeksion COVID-19, një pikë referimi kryesor i suksesit të mundshëm.

    Studiuesja kryesore e Oxfordit, Sarah Gilbert tha se ende nuk mund të përcaktojmë nëse një ose dy doza do të duheshin për të siguruar imunitet.

    Vaksina gjithashtu e nxiti trupin të bënte qelizat T – aktivizimin e një pjese të dytë të sistemit imunitar që ekspertët gjithnjë e më shumë besojnë se do të jenë të rëndësishme për një përgjigje të qëndrueshme imune.

    Cili është reagimi?

    Gjersa përshëndeti rezultatet e hershme, komuniteti shkencor kërkoi gjithashtu kujdes, me disa që parashikojnë se do të duhej deri në mes të vitit të ardhshëm që të zbulojnë nëse vaksina në të vërtetë funksionon.

    Andrew Pollard, kryestudiuesi në Oxford, tha se ata ishin në “një moment të rëndësishëm” në përpjekjet kundër coronavirusit, por shtoi që studiuesit “tani po ecin me shpejtësi të madhe drejt vlerësimit nëse vaksina në të vërtetë mbron popullsinë duke kryer testime të mëdha”.

    Mene Pangalos, shefi i kërkimit të AstraZeneca, tha në një deklaratë se të dhënat “rritin besimin tonë se vaksina do të funksionojë dhe na lejon të vazhdojmë planet tona për prodhimin e vaksinës në shkallë për qasje të gjerë dhe të barabartë në të gjithë botën”.

    Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, qeveria e të cilit ka ndihmuar në financimin e projektit, ka përshëndet njoftimin si “një lajm shumë pozitiv”.

    Çfarë tutje?


    Para se një vaksinë të mund të aprovohet për prodhimin në masë dhe shpërndarjen globale, ajo duhet të kalojë në tre faza, nganjëherë katër, prova klinike te njerëzit. Provokimi i një reaksioni imunitar është pjesa e parë e zhvillimit të vaksinave.

    Testet e fazës III-të, tashmë në proces të Mbretërisë së Bashkuar, Afrikën e Jugut dhe Brazil, po shikojnë dozën optimale dhe sa mbrojtje kanë njerëzit e vaksinuar, kur në të vërtetë ekspozohen ndaj coronavirusit.

    Vlerësimit e fazës së vonë do të fillojnë gjithashtu në Shtetet e Bashkuara, ku numri i të infektuarve është më i lartë.

    “Ende ka një rrugë të gjatë për tu bërë”, tha Gilbert, studiuesja e Oxfordit.

    “Duhet të shohim se si vaksina reagon te njerëzit e moshuar, të cilët janë më shumë të ekspozuar për sëmundjet e rënda sesa njerëzit që kemi vaksinuar në këtë studim”, tha ajo.

    Cilat vaksina të tjera po zhvillohen?

    Më shumë se 150 vaksina të tjera kundër COVID-19 janë duke u zhvilluar në të gjithë botën.

    Të dhënat e reja të publikuara treguan se një kandidat i zhvilluar nga “CanSino Biologics Inc” dhe njësia e kërkimit ushtarak të Kinës, duket se ishin të sigurta dhe shkaktuan një përgjigje imune në shumicën e 508 vullnetarëve të shëndetshëm të moshës 18 deri 83 vjeç, që morën një dozë të vaksinës.

    Rreth 77 për qind e vullnetarëve të studimit pësuan ethe, lodhje, dhimbje koke ose dhimbje në vendin e injektimit, efektet anësore që nuk konsiderohen serioze.

    Rezultatet e një studimi tjetër, më të vogël në Gjermani, të një lloji tjetër të vaksinës që shfrytëzuan acidin ribonukleik (ARN) – një molekulë kimike që përmban udhëzime për të bërë proteina – u botuan gjithashtu nga kompanitë gjermane bioteknike BioNTech dhe Pfizer.

    Në studimin e 60 të rriturve të shëndetshëm, të cilët nuk u rishikuan nga bashkëmoshatarët, vaksina shkaktoi antitrupa neutralizues të virusit në ato dy doza, një rezultat që ishte në përputhje me një testim të mëparshëm në SHBA.

    Ndërsa ritmi i garës globale të vaksinave ka qenë i paparë, ekspertët paralajmërojnë se prodhimi i dozave të mjaftueshme të një kandidati të suksesshëm mund të jetë aq i vështirë, sa zhvillimi i kandidatit në radhë të parë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.