×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ushtria amerikane ankohet se një aeroplan rus iu afrua 8 metra një aeroplani të saj

    FrontOnline
    20 Prill 2020

    Zyrtarët e ushtrisë amerikane janë ankuar se një aeroplan luftarak rus i është afruar në mënyrë të rrezikshme një aeroplani vëzhgues amerikan në Detin Mesdhe. Ky është rasti i dytë i kësaj natyre në katër ditët e fundit.

    Në deklaratën e ushtrisë amerikane, të publikuar të dielën, nuk saktësohet vendi ku ka ndodhur ky incident, por thuhet se aeroplani rus u afrua në hapësirën e ujërave ndërkombëtare.

    Sipas disa faqeve për përcjelljen e fluturimeve, incidenti ka ndodhur në pjesën lindore të Mesdheut, jo shumë larg bregdetit të Sirisë, shkruan “Free Europe”.

    Forcat amerikane thanë se aeroplani luftarak rusi i tipit “Su-34” iu afrua dy herë aeroplanit amerikan të tipit “P-8A”, ndërsa herën e dytë largësia mes dy aeroplanëve ishte vetëm tetë metra.

    “Afrimi i dytë vlerësohet si i pasigurt dhe joprefesional”, thuhet në deklaratën e ushtrisë amerikane. Një incident i ngjashëm ndodhi edhe më 15 prill po në atë zonë.

    Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ende nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj deklaratës së forcave amerikane.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandër Vulinit. Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.