×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ushtarët amerikanë ia mësyjnë hapësirës, interesim i madh për njësinë më të re të ushtrisë së SHBA-ve

    FrontOnline
    15 Maj 2020

    Mbi 2.000 pjesëtarë të forcave ajrore të SHBA-ve janë shprehur të gatshëm t’i bashkohen forcave amerikane hapësinore, raporton Military.

    Aplikimet kanë filluar të ndodhin në fillim të këtij muaji, kurse njësia më e re e ushtrisë sipas Pentagonit, i ka 16 mijë pjesëtarë të forcave ajrore të  cilëve u janë dhënë përkohësisht detyrat në kuadër të shërbimit të ri nga ish-komanda luftarake hapësinorë e forcave ajrore.

    Forcat hapësinore më 1 maj ua kanë dhënë mundësinë të gjithë të interesuarve që pjesëtarët e forcave ajrore që kanë qenë aktiv në pozicionin aktiv, të marrin një mision të ri. Pritet që aplikimet të jenë të qasshme edhe për njësitë tjera.

    “Nga 13 maji, forcat amerikane hapësinore kanë pranuar mbi 2.000 kërkesat nga pjesëtarët e forcave ajrore që vullnetarit të transferohen në shërbim të ri”, ka bërë të ditur zëdhënësja e ushtrisë hapësinorë Lin Kirby.

    Kujtojmë që në vitin 2018, presidenti amerikan Donald Trump, ka urdhëruar Pentagonin që të fillojë planifikimin e ri të një ushtrie të pavarur që do të fokusohej në operacione hapësinore. Forcat amerikane hapësinore kanë nënshkruar ligjin në dhjetor të vitit të kaluar si pjesë e ligjit kombëtar të mbrojtjes të këtij viti.

    Zëvendëskomandanti i forcave hapësinore, gjenerali David Thompson, ka deklaruar në fillim të kësaj jave se ky shërbim ka hasur në numër të madh të aplikacioneve. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.