×
  • Opinione
  • Opinione

    Unë biri yt!

    Ramiz Lladrovci
    21 Prill 2024

    Opinion nga Ramiz Lladrovci

    Të jesh nga Gllanasella, nuk është aspak e lehtë. Është fshat që ka dhënë kontribut të madh për lirinë e vendit, por, edhe me të panjohura për të tjerët. Të panjohurat lidhen me angazhimin dhe solidaritetin e madh që e kemi brenda fshatit.

    Këtë e kam vërejt për lidhjet tona, edhe familjare, edhe shoqërore edhe atdhetare, kur ishte koha të veprohej. Bashkëfshatarët e mi, nuk lavdërohen shumë për kontributin për liri, besa as fort nuk e ngritin zërin kur flasin apo gjenden në publik rreth përkushtimit atdhetar gjatë luftës çlirimtare. Në parim, janë modest, të thjeshtë e mjaft të durueshëm. Por, një gjë e kanë të dëshmuar, vlojnë kur duhet.

    Ne si familje, jemi të ardhur këtu, për më shumë se 200 vjet. Kemi miqësi të vjetra e të reja. Baba Tush, kur e mori nusen, e mori në fshat. Nana Ki, as afrohej fort me njerëzit e fshatit, por kurrë nuk u rrinte larg. Jeta zhvillohej mbi traditën e asaj kohe, të fshatrave tona.

    Bashkëfshatarët e mi, të cilët gati gjysmën i kemi farefis, e gjysmën tjetër miq e shokë të lindur e rritur bashkë, gjatë një gjysmë shekulli, kanë dëshmuar durim, përkushtim, atdhetarizëm e sakrificë. Unë, i përkulem atyre, për respektin që ia kanë bërë dhe ia bëjnë familjes time, dëshmorëve dhe martirëve të kombit. Mbase, nuk arrij t’i nderoj të gjithë aq sa meritojnë.

    Pse? Sepse, nga fshati ynë, për një shekull dolën atdhetarë, veprimtarë, intelektualë, punëtorë e njerëz të çmuar, të cilët iu përgjigjen thirrjes së atdheut për çlirim apo për ndërtimin e shtetit që në kohën e Azem Bejtës, në kohën e Shaban Polluzhës, në kohën e Rifat Berishës, në kohën e Fazli Grajçevcit, si dhe tërë historisë tonë të re, të filluar më 1968, 1981 e deri në radhitjen brenda njësive të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, çlirimin e vendit dhe shtetndërtimin.

    Unë kurrë nuk do ta harroj, respektin e bashkëfshatarëve gjatë viteve më të vështira, të burgosjeve dhe fillimit të luftës çlirimtare për Fehën e Xhevën, për respektin për Babën Tush e Nanën Ki, për motrat e mia dhe vëlla Emriun, i cili si 18 vjeçar, ishte i rreshtuar në njësinë speciale të UÇK-së.

    Bashkëfshatarët e mi, iu përgjigjen të gjitha formave të rezistencës, prej atyre të vitit 1968, në vitin 1981 e 1989 dhe me plot fuqi, më pastaj u rreshtuan krah luftës tonë çlirimtare, si ushtar, nënoficer e oficer.

    Për këtë, unë jam krenar dhe kurrë nuk do të arrij tua kthej tërë mirësinë e bashkëfshatarëve ndaj meje, bashkëveprimtarëve e bashkëluftëtarëve, ashtu siç e meritojnë.

    Karvanit të bashkëfshatarëve të mi, meritor për lirinë e Kosovës, ju prin Feha e Xheva, për të vazhduar deri në numrin 74. Kontributi i fshatit tonë për çlirimin e Kosovës, është i madh me angazhime e kontribute të ndryshme, andaj, me nderim i përkulem secilit bashkëfshatar, për mundin e sakrificën një shekullore për liri.

    Fshati Gllanasellë, në luftën çlirimtare, ka kontribuar me 74 heronj, dëshmorë e martirë. Listës së prezantuar më poshtë, i prin Feha, Xheva me dëshmorët tjerë e martirë sipas familjeve, të cilët për asnjë rast, nuk iu nënshtruan as terrorit e as torturës së okupatorit serb.

    Të gjithë këta që dhanë jetën për liri, ose i kam pasur familjarë, të afërm, shokë shkolle e fëmijërie apo shokë ideali, andaj, këtu janë të gjithë, duke ju shprehur mirënjohje dhe nderim të pakufishëm.

    Lagjja Lladrovci:

    Fehmi Lladrovci (28.5.1956-22.9.1998)
    Xhevë Krasniqi Lladrovci (1.6.1955-22.9.1998)
    Jahir Lladrovci (16.7.1947-19.4.1999)
    Hamit Lladrovci (26.5.1920-22.9.1998)

    Lagjja Berisha:

    Hazir Berisha (15.9.1945-1.5.1999)
    Rizah Berisha (1.1.1920-16.4.1999)
    Xhelebije Berisha 16.10.1920-16.4.1999)
    Xhemail Berisha (12.6.1920-16.4.1999)
    Fatë Berisha (1922-16.4.1999)
    Isma Berisha (1930-1999)
    Xhevat Berisha (12.2.1959-24.9.1998)

    Lagjja Bunjaku:

    Adem Bunjaku (11.4.1948-30.4.1999)
    Bedri Bunjaku (27.2.1953-30.4.1999)

    Lagjja Karaqica:

    Avdi Karaqica (14.9.1975-13.4.1999)
    Hajzer Karaqica (27.7.1965-1.5.1999)
    Isuf Karaqica (20.4.1932-12.4.1999)
    Kadri Karaqica 6.3.1966-13.4.1999)
    Sadik Karaqica (2.4.1941-16.4.1999)
    Shefqet Karaqica (7.4.1952-14.6.1999)
    Xhevdet Karaqica (28.6.1979-13.4.1999)
    Shaban Karaqica (1.3.1929-28.2.1998)
    Liman Karaqica (1943-31.8.1998)

    Lagjja Krasniqi:

    Bashkim Krasniqi (4.7.1977-23.9.1998)
    Ejup Krasniqi (5.4.1936-16.4.1999)
    Ferat Krasniqi (10.6.1967-14.6.1999)
    Hamit Krasniqi (14.10.1940-16.4.1999)
    Hasan Krasniqi (10.6.1936-30.4.1999)
    Hajdin Krasniqi (10.3.1945-16.4.1999)
    Kada Krasniqi (14.5.1932-9.5.1999)
    Hetem Krasniqi (12.6.1920-16.4.1999)
    Hisen Krasniqi (21.5.1964-30.4.1999)
    Xheladin Krasniqi (2.4.1938-16.4.1999)
    Islam Krasniqi (5.5.1936-16.4.1999)
    Sadik Krasniqi (12.5.1937-16.4.1999)
    Salih Krasniqi (30.12.1929-16.4.1999)
    Sheqir Krasniqi (2.6.1930-16.4.1999)
    Sokol Krasniqi (13.10.1955-1.5.1999)
    Kushtrim Krasniqi (24.9.1984-1.5.1999)
    Mehdi Krasniqi (16.9.1954-30.4 1999)
    Shaqir Krasniqi (6.2.1930-16.4.1999)
    Rrahim Krasniqi (14.12.1961-13.4.1999)
    Sylejman Krasniqi (16.9.1963-30.4.1999)

    Lagjja Kurrumeli:

    Miftar Kurrumeli (2.1.1940-24.9.1998)
    Xhemail Kurrumeli (31.12.1934-16.4.1999)

    Lagjja Llugani:

    Hafize Llugani (3.2.1930-22.9.1998)
    Elfije Llugani (17.2.1919-16.4.1999)
    Haxhi Llugani (11.2.1934-16.4.1999)
    Jetullah Llugani (3.6.1932-16.4.1999)
    Osman Llugani (5.3.1937-16.4.1999)
    Xhemile Llugani (1932-16.4.1999)

    Lagjja Maloku:

    Sabit Maloku (5.6.1950-1.5.1999)
    Nazmi Maloku (19.9.1953-1.5.1999)
    Halit Maloku (15.4.1946-1.5.1999)

    Lagjja Mehani:

    Habib Mehani (18.6.1946-22.5.1999)

    Lagjja Nika:

    Abedin Nika (5.6.1956-14.6.1999)
    Avdullah Nika (2.3.1952-14.2.1998)
    Avdyl Nika (4.4.1931-30.4.1999)
    Deli Nika (20.7.1934-1.5.1999)
    Fatmir A. Nika (19.2.1975-1.5.1999)
    Hata Nika (1918-26.3.1999)
    Kadri Nika (15.1.1966-30.4.1999)
    Lulzim Nika (1.4.1970-16.4.1999)
    Mexhit Nika (2.1.1979-30.4.1999)
    Nexhmedin Nika (27.3.1974-30.4.1999)
    Nezir Nika (11.5.1932-16.4.1999)
    Nuredin Nika (7.10.1941-16.4.1999)
    Rrahman Nika (08.2.1946-27.5.1999)
    Shefqet Nika (22.12.1962-30.4.1999)
    Tafil Nika (10.10.1917-16.4.1999)
    Fatmir N. Nika (1975-1999)

    Lagjja Topilla:

    Haxhi Topilla (6.3.1938-16.4.1999)
    Kadri Topilla (15.12.1945-16.4.1999)
    Musli Topilla (9.9.1924-9.4.1999)
    Rrahman Topilla (25.10.1966-16.4.1999
    Tahir Topilla (30.7.1916-16.4.1999)
    Zeqir Topilla (19.12.1977-30.4.1999

    Në fshatin tonë kanë renë heroikisht:

    Fatime Hetimi (18.12.1977-22.9.1998) Bistricë
    Shefqet Zeka (8.8.1977- 22.9.1998) Prishtinë

    Martire:
    Shukrie Hazir Bublaku (1927- 2.6.1999 Zabel i Ulët)
    Hana Murat Dervishi (1910-22.9.1998 Kizhnarekë

    I përhershëm është kujtimi për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit. Krenar me Gllanasellën. Lavdi, lavdi, lavdi!

    Nga Rubrika
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka identifikuar dhe e ka arrestuar një person që kishte kanosur kryeministrin Albin Kurti para disa ditësh. Policia tha...
    Lajme11 Janar 2025
    Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit në një lokal në Malishevë, i cili më pas është dërguar për...
    Lajme11 Janar 2025
    Partitë politike do të hapin zyrtarisht sot fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit. Subjektet do të mbajnë tubimet e para që...
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka bërë apel tek të gjithë qytetarët e vendit që të kenë kujdes gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara...
    Lajme11 Janar 2025
    Nga sot ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti. Fushata do të zgjasë për një...
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës tha se duke u bazuar në ligjet pozitive të vendit dhe autorizimeve si agjencion kyç për sigurinë publike në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.