×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani kujton veprimtarin e gazetarin Enver Maloku në 26- vjetorin e vrasj*es

    FrontOnline
    11 Janar 2025

    Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar veprimtarin e gazetarin Enver Maloku në 26- vjetorin e vrasjes.

    Ajo tha se Enver Maloku ishte profesionist i fjalës së shkruar, luftëtar i mendimit të lirë dhe  njeriu që me guxim dhe përkushtim mbrojti idealet e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë.

    “Si bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, ai ishte shtyllë e informacionit të drejtë dhe të paanshëm në kohë të errëta, kur e vërteta rrezikohej nga dhuna dhe shtypja. Kujtimi për Enver Malokun është i përhershëm, teksa puna dhe sakrifica e tij janë pjesë e historisë sonë, ndaj e vërteta që ai mbrojti do të jetojë gjithmonë dhe do të mbrohet kur autorët të dalin para drejtësisë. Lavdi jetës dhe veprës së Enver Malokut!”, ka thënë Osmani.

    Enver Maloku është vrarë në pasditen e 11 janarit 1999 pak metra prej banesës së tij në lagjen “Kodra e Diellit” në Prishtinë. Vrasësit e tij kurrë nuk janë arrestuar dhe vënë para drejtësisë./

    Nga Rubrika
    Lajme18 Janar 2025
    Eksperti i sigurisë Bedri Elezi ka komentuar situatën aktuale, duke theksuar se premtimet për sigurimet shëndetësore për Policinë e Kosovës kanë mbetur...
    Lajme18 Janar 2025
    Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka theksuar se sigurimi shëndetësor dhe jetësor për Policinë e...
    Lajme18 Janar 2025
    Procesi i integrimit të shqiptarëve në Serbi, marrëveshje kjo e arritur ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Beogradit zyrtar, që filloi në vitin 2001,...
    Të tjera
    Lajme18 Janar 2025
    Eksperti i sigurisë njëherish kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Nuredin Ibishi, në një prononcim për FrontOnline ka deklaruar...
    Lajme18 Janar 2025
    Koalicioni i organizatave jo-qeveritare “Demokracia në Veprim” (DnV) këtë të shtunë do të mbajë konferencë për media, duke filluar nga ora 11:00....
    Lajme18 Janar 2025
    Rashit Qalaj, ish-Drejtor i Policisë së Kosovës dhe kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka theksuar se sigurimi shëndetësor...
    Lajme18 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot nga ora 12:00 do të mbajë konferencë për media. Konferenca mbahet në Selinë Qendrore të LDK-së. Ndërkaq,...
    Zgjedhjet 202518 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, merr pjesë të shtunën në tubimin me qytetarët e Komunës së Obiliqit....
    Lajme18 Janar 2025
    Sigurimi shëndetësor dhe jetësor për pjesëtarët e Policisë së Kosovës ka qenë një premtim i përsëritur nga të gjitha partitë politike gjatë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.