×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku përkujton Enver Malokun, shpalos portretin përkujtimor të tij në LDK

    FrontOnline
    11 Janar 2025

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përkujtoi 26 vjetorin e vrasjes së gazetarit dhe veprimtarit të shquar, Enver Maloku. Ai theksoi se më 11 janar të vitit 1999, Enver Maloku, një intelektual i rrallë dhe patriot i devotshëm, u vra në një kohë kur liria dhe pavarësia e Kosovës po kërkonin çdo sakrificë.

    Abdixhiku nënvizoi se Maloku ishte një model i guximit dhe i përkushtimit ndaj lirisë, duke dhënë një kontribut të paçmuar në lëvizjen kombëtare për liri, pavarësi dhe demokraci. Ai përkujtoi se Enver Maloku ishte një simbol i lirisë së shprehjes dhe i forcës së fjalës, duke mbrojtur vlerat dhe interesat e kombit të tij.

    Gjatë ceremonisë përkujtimore, Abdixhiku bashkë me familjen Maloku dhe veprimtarë të LDK-së, nderuan veprën dhe trashëgiminë e tij në Murin e Nderit në Selinë Qendrore të LDK-së, aty ku qëndrojnë emrat e atyre që ndihmuan në ndërtimin e Kosovës. Ai tha se idealet e Enver Malokut mbeten të gjalla dhe udhëzojnë Kosovën drejt një të ardhmeje të shëndoshë dhe të sigurt.

    Lavdi jetës dhe veprës së Enver Malokut!

     

    Nga Rubrika
    Lajme22 Janar 2025
    “Ndoshta pesë këshilltarë mjaftojnë. 35 janë si të mos jetë asnjë, ose tregojnë një lloj paaftësie fundamentale të vetë kryeministrit”, kishte deklaruar...
    Lajme22 Janar 2025
    Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj, është pritur në takim nga senatori amerikan Gary Peters. Me të Haradinaj ka thënë se...
    Lajme22 Janar 2025
    Sot komandanti i KFOR-it në Kosovë, Enrico Barduani, mirëpriti zëvendëskomandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Peter K....
    Të tjera
    Lajme22 Janar 2025
    Ka shkuar në 76 numri i të vdekurve pas tragjedisë që ndodhi në Turqi, ku zjarri përfshiu një hotel. E në lidhje...
    Lajme22 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Elmi Reçica, ka pirë kafe me disa miq të tij para takimit me biznismenë të kandidatit për...
    Lajme22 Janar 2025
    Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka ndërmend t`i ndalë veprimet që cenojnë integritetin e procesit zgjedhor jashtë vendit. Pavarësisht nisjes së hetimeve nga...
    Kronika22 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka kryer një kontrollë në një shtëpi në veri të vendit, ku ka gjetur dhe sekuestruar armë, kartela grafike...
    Lajme22 Janar 2025
    Dy nxënës të lënduar nga sulmi i qenit në shkollën “17 shkurti” në Shirokë të Suharekës janë trajtuar në Spitalin e përgjithshëm...
    Bota/Rajoni22 Janar 2025
    Komisionerja e Bashkimit Evropian për zgjerimin, Marta Kos tha sot se procesi i anëtarësimit të shteteve të reja në këtë bllok ishte...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.