×
  • Lajme
  • Lajme

    Siguria gjatë zgjedhjeve, policia tregon planin operativ

    FrontOnline
    11 Janar 2025

    Policia e Kosovës tha se duke u bazuar në ligjet pozitive të vendit dhe autorizimeve si agjencion kyç për sigurinë publike në tërë territorin e vendit, ka hartuar urdhrin operativ policor me kohë dhe ka bërë të gjitha planifikimet e saj policore lidhur me zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, policia tha se është paraparë të angazhohet një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë kryesisht të rendit publik, por sipas nevojës mund të angazhohen edhe zyrtarë policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin  njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës.

    Ky plan operativ ka paraparë katër faza:

    1)            Periudha parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese,

    2)            Angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës zgjedhore,

    3)            Garantimi i sigurisë në fazën kyçe të ditës së zgjedhjeve dita (Z),

    4)            Periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të PK-së, të materialit sensitiv e deri në përfundim të procesit.

    Faza e parë  tani veçse është realizuar, përderisa tani jemi në fillim të zbatimit të fazës së dytë, për të vazhduar sipas planit me fazat tjera, deri në përfundim të procesit zgjedhor.

    Sipas planifikimeve policore qëllimi i këtij urdhri operativ për këtë proces zgjedhor është:

    •              Krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para-gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve.

    •              Sigurimi i qendrave të votimit, këshillave komunale të zgjedhjeve, depove komunale, qendrës së numërimit të rezultateve dhe depove qendrore.

    •              Përcjellja e sigurt dhe sigurimi i gjithë materialit sensitiv zgjedhor nga të gjitha destinacionet e parapara sipas planit të sigurisë deri në përfundimin e operacionit policor, që ndërlidhet me procesin zgjedhor.

    •              Inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet pozitive të vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj.

    Policia e Kosovës, bazuar në memorandumin e bashkëpunimit në mes të Policisë, Prokurorisë dhe KQZ-së, ka caktuar zyrtarë/hetues në të gjitha drejtoritë rajonale për trajtimin e çdo rasti të mundshëm që ndërlidhet me procesin zgjedhor, nën autorizimet e prokurorëve të caktuar për këtë çështje nga Prokuroria e Shtetit. Po ashtu, policia tha se janë caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-në si dhe janë dhënë udhëzime për zyrtarët policorë lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre ligjore gjatë procesit zgjedhor.

    Policia e Kosovës ka thënë se mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në mënyrë profesionale karshi qytetarëve dhe vendit si dhe të jetë transparente mbi punën dhe angazhimet e saja policore.

    :Inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe institucionet kompetente, njëherit të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor, apo edhe jashtë tyre”.

    Raportoni, nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999, në adresën elektronike [email protected] si dhe në stacionet më të afërta policore.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Janar 2025
    Rashit Qalaj, ish-Drejtor i Policisë së Kosovës dhe kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka theksuar se sigurimi shëndetësor...
    Lajme18 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot nga ora 12:00 do të mbajë konferencë për media. Konferenca mbahet në Selinë Qendrore të LDK-së. Ndërkaq,...
    Lajme18 Janar 2025
    Sigurimi shëndetësor dhe jetësor për pjesëtarët e Policisë së Kosovës ka qenë një premtim i përsëritur nga të gjitha partitë politike gjatë...
    Të tjera
    Vip17 Janar 2025
    Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, ka thënë se Driloni është duke e shfrytëzuar për lojë Sarën. Ajo, mes...
    Vip17 Janar 2025
    Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, ka kritikuar Xhenetën për fjalorin që ka përdorur ndaj Sarës. “Nën një s’ke...
    Vip17 Janar 2025
    Në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Kosova 3, ka degraduar debati mes Xhenetës dhe Sarës. Xheneta i tha Sarës se nuk e...
    Vip17 Janar 2025
    Opinionistja, Olta Gixharri është shprehur ashpër ndaj gjuhës ofenduese dhe denigruese të Xhenetës ndaj Sarës. E njëjta tha se është pa fjalë...
    Zgjedhjet 202517 Janar 2025
    Kandidati për deputet ng radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ka shkruar për tubimin e radhës në Novosellë të Pejës....
    Lajme17 Janar 2025
    Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, sot gjatë ditës ka drekuar me biznesmenë shqiptaro-amerikanë dhe aktivist të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.