×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ukraina shënon rekord të rasteve ditore të Coronavirusit

    FrontOnline
    05 Gusht 2020

    Gjatë 24 orëve të kaluara, në Ukrainë janë regjistruar 1,271 raste të Coronavirusit. Kjo është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.

    Numri i rasteve të reja në shtetin e Evropës Lindore është rritur në masë të ndjeshme në dy muajt e kaluar pasi autoritetet i lehtësuan disa nga masat kufizuese, përfshirë rihapjen e kafeneve, kishave dhe fillimin e funksionit të transportit publik.

    Ministri ukrainas i Shëndetësisë, Maksym Stepano, kërkoi nga njerëzit që t’i respektojnë masat kufizuese që ende janë në fuqi, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

    “Ukrainas, lufta kundër koronavirusit është e pamundur pa ju. Rregullat janë shumë të thjeshta: përdorimi i maskave, antiseptikëve dhe distanca një metër e gjysmë. Zbatimi i këtyre rregullave të thjeshta e zvogëlon në masë të konsiderueshme rrezikun nga sëmundja”, tha ai përmes një deklarate të transmetuar në televizion.

    Deri më tani, Ukraina i ka regjistruar mbi 75,000 persona të infektuar dhe gati 1,788 viktima të koronavirusit. Ndërkohë mbi 41,000 të prekur janë shëruar deri më 5 gusht.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Të tjera
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...
    Front TV04 Mars 2026
    Kryeministri Albin Kurti, për emrin e presidentit tha që përgjigja është çështje orësh. “Jemi duke shkuar në mbledhjen e GP, besoni qe...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeakademikja Justina Pula është emri i cili ka mbështetjen më të madhe në diskutimet për presidente konsensuale, brenda Partisë Demokratike të Kosovës,...
    Lajme04 Mars 2026
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se, në kuadër të hetimeve intensive dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.