Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina (KRUP) bën të ditur se në pjesët e Prishtinës dhe Graçanicës në të cilat sot ka pasë ndërprerje të ujit të pijshëm, qytetarëve në rubinetet e tyre mund të iu vijë ujë i turbullt për një kohë të shkurtër.
KRUP rekomandon që rubinetet t’i lini të hapur deri sa të vjen ujë i kthjellët.
Sipas tyre, nuk është asgjë për t’ u shqetësuar, por për shkak të punimeve dhe pastaj , ardhjes së ujit mund të ndodhë një gjë e tillë.