Një këmbësor ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksident trafiku në Prishtinë.
Aksidenti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën “Bill Klintoni” në Prishtinë. Automjeti ka goditur këmbësorin, me ç ‘rast ka pësuar lëndime trupore.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Polcisisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 11:00, në rrugën Bill Klinton, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin kanë qenë të përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësori. Me rastin është duke u marrë Njësiti i Trafikut”, tha Ahmeti.