Zëvendëspresidenti turk Fuat Oktay tha se Ankaraja “pret drejtësi nga BE-ja” dhe se vendi i tij nuk ka ndërmend të tërhiqet.
“Ne nuk mbajmë mend që Evropa ta ketë mbështetur Turqinë për çdo çështje, duke i qëndruar pranë Turqisë dhe popullit turk, Evropa më tepër reagon ndaj çështjeve të tilla. Me pak fjalë, Bashkimi Evropian është mësuar me reagime ngacmuese për çdo gjë që është në favorin tonë dhe të kombit tonë. BE-ja e sheh veten si një gjykatë ndërkombëtare dhe një mekanizëm që përcakton se kush ka të drejtë dhe kush është gabim, e pozicionon veten në një vend që nuk i takon dhe çdo gjë e sheh nga këndvështrimi dhe interesat e saj. BE-ja nuk është një gjykatë ndërkombëtare dhe as një mekanizëm për të përcaktuar kush ka të drejtë, e kush jo”, tha Oktay.
Ai citoi kancelaren Angela Merkel të pohonte se ne si “vende anëtare duhet të mbështesim Greqinë”, gjë që për numrin dy të shtetit turk nënkupton “nuk kemi zgjidhje tjetër”.
Ai shtoi se pala turke nuk sheh kundërshtime në takimet dypalëshe, por në dimension institucional siç tha, “shohin një BE që e bën veshin e shurdhër”.