×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Turqia e kthen anijen hulumtuese afër bregdetit të Antalias, ulen tensionet me Greqinë

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Anija kërkimore turke, “Oruc Reis”, është kthyer në ujërat afër bregdetit jugor të provincës Antalia, sipas një faqeje që përcjell lëvizjet e anijeve. Greqia tha se kjo lëvizje është hap i parë pozitiv drejt uljes së tensioneve me vendin fqinj.

    Forcat detare të Turqisë më herët këtë muaj kishin njoftuar se kjo anije do t’i vazhdonte operacionet deri më 12 shtator, shkruan Reuters.Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu, kishte thënë se anija do t’i vazhdonte operacionet edhe për më gjatë, por autoritetet ende nuk kanë lëshuar ndonjë zgjatje të afatit për kohën e hulumtimeve në ujërat e Mesdheut lindor.

    Sipas të dhënave të faqes Refinitiv, anija “Oruc Reis”, bashkë me dy anije të vogla shoqëruese, është kthyer në një hapësirë afër bregdetit të Antalias të dielën.Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, e mirëpriti këtë veprim të Turqisë.

    “Kthimi i anijes është një hap i parë pozitiv. Shpresoj që të ketë vazhdimësi. Ne duam të bisedojmë me Turqinë në një atmosferë pa provokime”, tha ai para gazetarëve në Selanik.Ankaraja mund të përballet me sanksione nga Bashkimi Evropian, i cili po i përkrah plotësisht Greqinë dhe Qipron në mosmarrëveshjen me Turqinë për shfrytëzimin e ujërave të Mesdheut dhe burimeve natyrore që gjenden në to.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.