×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Turqia dhe Greqia të gatshme për dialog

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Turqia dhe Greqia kanë shprehur për herë të parë në katër vitet e fundit gatishmëri për zgjidhjen e problemeve me dialog. Takimi i parë është planifikuar të mbahet në Stamboll.

    Residenca turke ishte e para, e cila publikoi lajmin se palët kanë rënë dakord që të bisedojnë për shpuarjet dhe kërkimet e gazit në pjesën lindore të Detit Mesdhe. Ecuria e bisedimeve do të varet nga hapi i ardhshëm i Greqisë, mendon presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kumtoi zyra e tij. “Impulsi për shtendosje dhe dialog duhet të ketë për bazë hapat e përafrimit nga të dy palët.” Më parë kancelarja Angela Merkel dhe presidenti i Kishillit të BE, Charles Michel janë këshilluar në një videokonferencë për këtë çështje.

    Presidenti turk shpreson se samiti i BE në fillim të tetorit do t’i japë një “jetë të re” raporteve mes BE dhe Ankarasë, thuhet më tej. Në samit do të flitet për vendosjen e mundshme të sanksioneve kundër Turqisë, për shkak të tensioneve në Mesdhe.

    Ministria e Jashtme greke ka konfirmuar se do të vazhdojnë negociatat e ndërprera me Ankaranë në vitin 2016. Takimi do të mbahet së shpejti në Stamboll. Këshillimet mes Athinës dhe Ankarasë kanë filluar të mbahen në vitin 1999, por me ndërprerje të shpeshta. Raundi i ri i bisedimeve do të jetë i 61 me radhë, thuhet në Athinë, raporton dw.

    Erdogani do që në bisedimet të përfshihet pjesa turke e Qipros

    Erdogani ka propozuar mbajtjen e një konference rajonale ku do të përfshiheshin të gjitha palët e interesuara në këtë grindje, duke përfshirë edhe pjesën turke të Qipros. Një konferencë e këtillë do të kishte influencë “pozitive dhe konstruktive” në situatën e tanishme në Mesdheun lindor”, deklaroi Erdogan.

    Presidenti turk foli për këtë konflikt edhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. Në fjalimin e tij përmes videos ai kërkoi një dialog “të vërtetë” për përfundimin e krizës. Njëkohësisht ai dënoi edhe “pengesat” e krijuara nga Perëndimi.

    Grindjet në Mesdheun lindor kanë shpërthyer për shkak të kërkimeve të gazit nga Turqia në zonat ujore mes Greqisë, Turqisë dhe Qipros. Qeveria turke ka hedhur poshtë kritikat dhe është e mendimit se këto ujëra ndërkombëtare i përkasin Turiqisë. Palët në konflikt kanë pretendime të kundërta dhe atje kanë dërguar edhe anije luftarake.

    Macroni paralajmëron

    Grindjet në Mesdhe kanë qenë temë trajtimi edhe në telefonatën mes presidentit të Francës Emmanuel Macron dhe presidentit turk Erdogan. “Presidenti Erdogan pret nga Franca që në këtë proces të jetë e arsyeshme dhe konstruktive”, kumtoi presidenca turke. Ndërsa presidenti i Francës ka kërkuar, sipas të dhënave të Pallatit Elysée, ka kërkuar nga Erdogani që “të respektojë vendet anëtare të BE dhe të drejtën ndërkombëtare”.

    Macroni i ka bërë thirrje Erdoganit që të heqë dorë nga hapat dhe masat e njëanshme, me qëllim uljen e tendosjeve. “Turqia duhet të angazhohet për krijimin e një hapësire paqësore dhe bashkëpunimi në Mesdhe”. Edhe Franca ka forcuar prezencën e saj ushtarake në Mesdhe, për shkak të tendosjeve të fundit mes Greqisë dhe Turqisë. Para dy javësh Macroni i ka bërë thirrje Turqisë që të mos kalojë “linjat e kuqe” në këtë konflikt.

    Qipro bllokon BE-në

    Autoritet e Qipros kanë kërkuar nga BEja sankskione kundër Turqisë, për shkak të këtij konflikti. Për të shtuar presionin ndaj partnerëve, ky vend ka bllokuar futjen e sanksioneve kundër Bjellorusisë. BE planifikon sanksione kundër krerëve në Minsk, për shkak të manipulimit të zgjedhjeve dhe dhunës kundër opozitarëve. Por sanksionet nuk janë vënë për shkak të kundërshtimit të Qipros. Në këtë konflikt është përzier tani edhe SHBA-ja dhe ka kërkuar nga Qipro që të pranojë vendosjen e sanksioneve kundër autoriteve bjelloruse. Uashingtoni është i gatshëm që të mbështesë këto sanksione.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Prill 2025
    Na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po përgatitet intensivisht. Këtë...
    Bota/Rajoni28 Prill 2025
    Vitet e fundit, Tirana po përjeton një transformim të thellë urban me një bum ndërtimesh, ku vëmendja është zhvendosur te zhvillimi i...
    Bota/Rajoni28 Prill 2025
    Udhëheqësi liberal Mark Carney u thotë kanadezëve se Kanadaja vendos “çfarë ndodh këtu”, në atë që duket të jetë një referencë për...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2025
    Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë është parakusht që Kosova...
    Lajme28 Prill 2025
    Analisti politik, Avni Arifi, ka komentuar mbi situatën e krijuar rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se partitë...
    Lajme28 Prill 2025
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka akuzuar Qeverinë Kurti për krijimin e...
    Lajme28 Prill 2025
    Analisti Nexhmedin Spahiu tha se shkuarja në zgjedhje të reja nuk i konvenon Lëvizjes Vetëvendosje. Ai deklaroi se po të mbahen zgjedhje...
    Lajme28 Prill 2025
    Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviq, që urgjentisht të nisë procedurën...
    Lajme28 Prill 2025
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 18:30, në fshatin Gllamnik të Podujevës. Lidhur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.