×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Turqia detyron mbajtjen e maskave pas rritjes së rasteve me COVID-19

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Veshja e maskave të fytyrës në publik bëhet e detyrueshme për 42 provinca, deklaroi ministri turk i Shëndetësisë, pasi numri i rasteve të koronavirusit është rritur që kur kufizimet janë zvogëluar.

    “Ne nuk mund ta luftojmë virusin pa maska”, tha Fahrettin Koca duke shtuar se ”duhet të ndiqen rregulla për të frenuar përhapjen e virusit”.

    Numri i rasteve të reja tani është pothuajse dyfish në krahasim me fillimin e qershorit, kur Turqia lejoi kafenetë, restorantet, parqet dhe vendet e tjera publike.

    Ndër të tjera ministri Koca theksoi se ka pasur 18 vdekje në 24 orët e fundit duke e çuar bilancin kombëtar të viktimave në 4 825.

    Koca theksoi në Twitter se ka pasur një rritje të rasteve në disa rajone, por tha se përhapja mund të kontrollohet nëse njerëzit vishnin maska ​​dhe ndiqnin rregullat e distancës fizike.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Mark Carney u betua si kryeministër i ri i Kanadasë, në një ceremoni në kryeqytetin e vendit. Në Sallën Rideau të Otavës,...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Nga sot (14 mars) Rrugës së Arbrit i është shtuar edhe një tjetër tunel i ri tërësisht funksional, Tuneli i Murrizit. Vepra...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka thënë se bisedimet e mbrëmshme me Rusinë ishin produktive. Ajo tha se...
    Të tjera
    Lajme14 Mars 2025
    Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim diplomatin francez në Kosovë, Olivier Guerot. Të dy bashkë kanë biseduar rreth zhvillimeve...
    Kronika14 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka dalë me informacione shtesë lidhur me aksidentin që ndodhi sot në në aksin rrugor Domoroc – Hodonoc të...
    Sport14 Mars 2025
    Avokati dhe përfaqësuesi juridik i Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj, ka njoftuar sot përfundimin e bashkëpunimit të tij me institucionin...
    Vip14 Mars 2025
    Largimi i Egli Takos nga shtëpia e “Big Brother Vip” shtangu banorët, megjithatë, më e papritura nuk ka ndodhur ende. Në promon...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u takua me homologen e tij nga Maqedonia e Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova. Përmes një postimi në Facebook,...
    Lajme14 Mars 2025
    Mark Rutte, sekretar i përgjithshëm i NATO-s, ka thënë se Kosova e Serbia duhet të bëjnë “kompromise të duhura” në dialogun e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.