×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Turqi, kthehet ora policore dhe mbajtja e detyrueshme e maskës

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Autoritetet turke kanë vendosur detyrim për bartjen e maskës në tre qytetet më të mëdha dhe do të vendosin orë policore të kufizuar për shkak të provimeve të studentëve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, pas rritjes së rasteve të reja pas rihapjes së shumë kompanive.

    Guvernatorët e Stambollit, Ankarasë dhe Bursës kanë njoftuar se maska do të jetë e detyrueshme në bazë të rekomandimeve të Këshillit Këshillëdhënës Shkencor. Maskat, tani janë të detyrueshme në 47 nga gjithsej 81 provincat e Turqisë.

    Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kumtoi se ora policore do të vendoset nesër dhe fundjavën e ardhshme, kur studentët në të gjithë Turqinë do të hyjnë në provime. Ministri i Shëndetësisë Fahretin Koça nëpërmjet Tuiterit, porositi se do të vendoset “orë e kufizuar policore” do të jetë në fuqi, për disa orë, për të parandaluar tubimet. Prindërit dhe studentët e shqetësuar kanë bërë thirrje që provimet të shtyhen për shkak të pandemisë së Kovid-19.

    Turqia shënon rritje të numrit të rasteve të reja pozitive me Kovid-19, ndërsa Ministria e Shëndetësisë kumtoi muajin e kaluar se numri i përditshëm i rasteve të reja ishte rreth 600 vetëm në Stamboll, qyteti më i populluar i vendit me 15 milion banorë.
    Që nga fillimi i epidemisë, më shumë se 184.000 raste janë konfirmuar në Turqi, ndërsa kanë vdekur 4.882 persona.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.