Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump për vaksinën e dytë: Këto zbulime ndodhën në kohën time, do t’i japin fund Murtajës së Kinës

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka reaguar për vaksinën e dytë të koronavirusit, për të cilën kompania Moderna njoftoi sot se është 94.5% efektive.

    Përmes një postimi në Twitter, Trump ka thënë se këto zbulime, që konsideron se ndodhën gjatë mandatit të tij, do t’i japin fund “murtajës së Kinës”, siç i referohet ai koroanvirusit.

    “Një tjetër vaksinë sapo u njoftua. Këtë herë nga Moderna, 95% efektive. Për ata “historianë” të mëdhenj, ju lutem mos harroni se këto zbulime të mëdha, të cilat do t’i japin fund Murtajës së Kinës, të gjitha ndodhën në kohën time!”, ka shkruar Trump.

    Kompania amerikane, Moderna sot ka njoftuar se të dhënat paraprake tregojnë se vaksina e saj kundër COVID-19 është gati pothuajse 95% efektive.

    Rezultatet janë të ngjashme me ato të kompanive Pfizer dhe BioNTech, të cilat ditë më parë njoftuan se testimi i vaksinës së tyre ka rezultuar 90% efektiv në fazën finale, në të cilën janë përfshirë më shumë se 40 mijë njerëz.

    Rezultatet e vaksinave të këtyre kompanive shtojnë besimin se zbulimet e tyre mund t’i japin fund pandemisë.

    Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Mars 2023
    Banka Qendrore Zvicerane rriti normën e saj të interesit me 50 pikë bazë në 1.5 për qind të enjten mes shqetësimeve që...
    Bota/Rajoni23 Mars 2023
    Gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte i ftuar në një bisedë në studion e...
    Bota/Rajoni23 Mars 2023
    Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mblodhi 1.5 milionë dollarë në tre ditë pasi pretendoi se do të arrestohej. Megjithatë, arrestimi nuk u...
    Të tjera
    Sport23 Mars 2023
    Për 90 minuta “Zahir Pajaziti” ushtoi nga atmosfera e krijuar prej “Legjendave” dhe “Xhebrailave”. Bile edhe ndeshja ishte e zjarrtë pasi në...
    Bota/Rajoni23 Mars 2023
    Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se nuk pret që të bëhen publike hetimet se kush është përgjegjës për shpërthimet e...
    Sport23 Mars 2023
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar masën e arrestit shtëpiak për kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Fillimisht ndaj...
    Lajme23 Mars 2023
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive ka reaguar ndaj vendimit të sotëm të ZRRE-së me të cilin do të...
    Bota/Rajoni23 Mars 2023
    Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka sulmuar kundërshtarin e tij kryesor politik në zgjedhjet e ardhshme, Kemal Kilicdaroglu, për takimin me opozitën...
    Sport23 Mars 2023
    Sot për vizitë në FFK ka qenë një delegacion i trupave të KFOR-it italian, të cilët u pritën nga nënkryetarët Bakir Burri...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.