×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump konfirmoi zyrtarisht që SHBA-ja kreu sulm kibernetik ndaj Rusisë në vitin 2018

    FrontOnline
    11 Korrik 2020

    Presidenti amerikan, Donald Trump, e konfirmoi për herë të parë që SHBA-ja kreu një sulm kibernetik në vitin 2018, kundër Agjencisë Ruse të Kërkimit në Internet.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Agjencia e Kërkimit në Rusi është një grup i cili u fajësua nga SHBA-ja për ndërhyrjen e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

    Trump e konfirmoi këtë deklaratë gjatë një interviste me një kolumnist të gazetës The Washington Post.

    Marc Thiessen shkruan se gjatë intervistës së tij ai e pyeti Trumpin nëse ky i fundit kishte kryer një sulm kibernetik. Thiessen ndërkohë tha se Trump u përgjigj me “e saktë”.

    The Washington Post në muajin tetor të vitit 2018, raportoi për një sulm kibernetik, operacioni i cili u krye me qëllim të parandalimit të çdo ndërhyrjeje të ardhshme, thuhej në gazetë.

    Ky është konfirmimi i parë zyrtar nga presidenti amerikan Donald Trump.

    Në intervistë, ai shtoi se sulmi kibernetik ishte pjesë e një politike më të gjerë, e cila kishte synimin të ballafaqohej me Rusinë.

    “Askush nuk ka qenë më i ashpër me Rusinë se sa unë”, i tha Trump gazetarit Thiessen.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.