×
  • Sport
  • Sport

    “Trileri” prej shtatë golave në Sivas i takon Ballkanit

    FrontOnline
    06 Tetor 2022

    Ballkani ka shkruar historinë e futbollit kosovar. Është bërë skuadra e parë kosovare që ka fituar një ndeshje në Ligën e Konferencës.

    Këtë të arritur Ballkani e realizoi duke shënuar fitore dramatike 3:4 kundër Sivassporit në udhëtim në kuadër të Grupit G, raporton FrontOnline.

    Kampionët e Kosovës e nisën jo mirë këtë sfidë duke u gjendur në disavantazh vetëm pas një minute lojë kur për nikoqirët shënoi Ulvestad.

    Po rrjedhte minuta e 20-të kur shifrat u barazuan falë supergolit nga distanca të Armend Thaqit. Ballkani përmbysi rezultatin 11 minuta më vonë me anë të mbrojtësi tjetër, Arbër Potokut që e dërgoi topin në rrjetë nga afërsia.

    Për golin e tretë të Ballkanit u desh të pritet minuta e 66-të kur Meriton Korenica realizoi pas një aksioni fantastik.

    Sivasspori ngushtoi shifrat në minutën e 75-të kur Yesilyurt shënoi nga afërsia. Megjithatë, vendasit barazuan në minutën e parë shtesë duke menduar se ndeshja do të përfundonte me barazim.

    Në minutën e tretë shtesë, futbollistët e Ballkanit dhe stafi teknik shpërthyen në festë kur Ermal Krasniqi shënoi golin e fitores.

    Me këtë fitore, Ballkani ngritet në pozitën e dytë me katër pikë, kurse Sivasspori bie në të tretin me po aq pikë. Ndeshja tjetër e këtij grupi luhet mes Slavia Prahës (4 pikë) dhe Clujit (1 pikë) nga ora 21:00./FrontOnline/

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Sport27 Prill 2024
    Leicester City ka siguruar rikthimin në Ligën Premier, kjo falë humbjes tronditëse 0 të Leeds United ndaj QPR si mysafir me rezultat...
    Sport26 Prill 2024
    Në vitin 2023, Lionel Messi e fitoi Topin e Artë për të tetën herë që ishte një rekord. 36-vjeçari e mori çmimin...
    Sport26 Prill 2024
    Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, ka kontaktuar me Lille për të eksploruar një lëvizje Edon Zhegrovën. “Bianconerët” po përgatiten për një afat...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.