Nga ana e grupit hetimor janë shoqëruar disa persona dhe janë sekuestruar prova materiale në vendngjarje. Vijon puna për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë 2 vrasje të tjera kanë ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në Elbasan. Rreth orës 22:10 u bë me dije nga policia se u vra me thike 23 vjeçari Regis Runaj i cili ishte një personazh i njohur për policinë. Dyshohet se Runaj kishte lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
Ndërkohë po në Elbasan mbeti i vdekur Florian Lamçja 40 vjeç pas një konflikti me Adriano Hajdarin 42 vjeç dhe Sokol Sanxhaktarin 34 vjeç.