×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tre ushtarë shqiptarë të KFOR-it që shërbejnë në Kosovë pozitiv në COVID-19

    FrontOnline
    29 Prill 2020

    Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri Eugena Tomini ka bërë me dije se mes 27 pacientëve të infektuar me coronavirus që vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor në spitalin infektiv në kryeqytet, janë edhe 3 shqiptarë pjesë e misionit KFOR-it, të cilët janë raste të importuara nga Kosova.

    ”Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive. Në totalin e të shtruarve në spitalin infektiv, ndodhen edhe 3 raste të importuara COVID19, ushtarë shqiptarë të KFOR të ardhur nga Kosova.”, deklaroi Eugena Tomini.

    Ministria nuk ka dhënë detaje nëse përveç tre rasteve me simptoma klinike të cilët po marrin trajtim mjekësor në spital, ka apo jo të infektuar të tjerë pjesë të këtij misioni ushtarak.

    Ndërsa mjeku Tritan Kalo ka treguar për ABC News se gjendja e tyre është e stabilizuar dhe nuk kanë shenja të rënda klinike.

    “Janë testuar pozitivë. Janë nga Korça. Ata që janë në spital kanë elementë klinikë, kanë temperaturë, kollë, djersë dhe dhimbje gjoksi. Ata janë në gjendjen mes mesatares, jo me shenja të rënda”, tha Tritan Kalo.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.