×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre nga të plagosurit në Lipjan janë në gjendje të rëndë

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Një person ka vdekur, ndërsa gjashtë të tjerë janë plagosur sot rreth orës 07:00 në fshatin Hallaq i Madh, në komunën e Lipjanit.

    Konflikti ka ndodhur mes dy familjeve Hoxha dhe Jakupi nga Ribari i Madh.

    Sipas mjekut kujdestar në Qendrën Emergjente, Naser Syla, tre persona po trajtohen në mjekimin intensiv, si shkak i plagëve të rënda që kanë pësuar në pjesë të ndryshme të trupit. Ku sipas tij gjendja e tyre është e rënduar.

    “Sot rreth orës 08:00 të mëngjesit janë pranuar shtatë raste. Gjashtë të plagosur, ndërsa një për fat të keq pa shenje jete, që edhe pas masave të marra të reanimimit nuk kemi arritur të bëjmë asgjë më shumë edhe ka ndërruar jetë. Kurse gjashtë të tjerë prej tyre janë të plagosur me armë sklopetare, dy janë ende ka punohen në sallën e operacionit, një tani pret tani për t’u futur. Janë kryer të gjitha ekzaminimet në qendrën emergjente. Një është pranuar në kirurgjinë torakale për tretman të mëtutjeshëm, një është pranuar në klinikën e ortopedisë, i fundit është lëshuar në shtëpi për shkak të lëndimeve më të lehta që ka pasur”, tha Syla.

    Ndërsa forca të shtuara të policisë janë mbledhur te hyrja e Qendrës Emergjente për të mbajtur situatën nën kontroll.

    Të dyja këto familje të cilat u përfshin në këtë konflikt, janë fqinj mes vete.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.