×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Tre lugë vaj ulliri në ditë për tensionin e lartë, gjakun dhe tretjen

    FrontOnline
    06 Shtator 2020

    Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i vajit të ullirit janë fantastike për të gjithë organizmin.

    Jo më kot cilësohet si ilaçi i jetëgjatësisë.

    Në artikullin më poshtë, do të mësoni nga AgroWeb.org një kurë natyrale mirëbërëse për gjithë organizmin dhe efektiva për disa probleme shëndetësore në veçanti.

    Kjo kurë natyrale ka të bëjë me konsumimin e 3 lugë gjellë vaj ulliri në ditë dhe ndihmon jo vetëm për të patur një organizëm të fortë por edhe në parandalimin dhe trajtimin e disa problemeve shëndetësore, të cilat AgroWeb.org i sjell më poshtë.

    Redukton Tensionin e Lartë

    Falë përmbajtjes së lartë të polifenoleve dhe acidit oleik, vaji i ullirit ndikon pozitivisht në reduktimin e tensionit të lartë. Ndaj dhe konsumimi i tre lugëve vaj ulliri në ditë ndihmon në  parandalimin e hipertensionit.

    Ndihmon Sistemin e Tretjes

     Vaji i ullirit mbron shëndetin e stomakut duke reduktuar aciditetin duke ndihmuar aparatin tretës në mirëfunksionimin e tij.

    Përthithja e kalçiumit dhe magnezit

    Kalçiumi dhe magnezi janë jashtëzakonisht shumë të rëndësishëm për shëndetin e organizmit.

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, vaji i ullirit është një ndër produktet fantastike që ndihmojnë trupin në përthithjen më të mirë të kalçiumit dhe magnezit që marrim përmes ushqimit.

    Problemet me zemrën dhe kolesteroli në gjak

    Konsumimi i tre lugë gjelle vaj ulliri në ditë ndihmon zemrën të jetë e shëndetshme dhe e fortë dhe të kryejë normalisht funksioninin e saj.

    Vaji i ullirit konsiderohet si produkti më i mirë në parandalimin e problemeve me zemrën.

    Vaji i ulliri ndihmon në uljen e nivelit të lartë të kolesterolit në gjak ndërsa përmirëson nivelin e pehazhit në trup.

    Parandalon plakjen, rinon lëkurën

     Përdorimet e vajit të ullirit në industrinë e kozmetikës janë gjithashtu të rëndësishme.

    Si një antioksidant i fortë, vaji i ullirit ndihmon në parandalimin e plakjes, trajtimin e rrudhave si dhe mbajtjen e një lëkurë të freskët dhe elastike.

    Ku të gjeni vaj ulliri cilësor

     Nëse keni dyshime për vajin e ullirit që gjeni nëpër markete, zgjidhja më e mirë do të ishte që t’u drejtoheni fabrikave të prodhimit të vajit të ullirit.

    Aty mund të shihni aty procesin e prodhimit të tij për t’u bindur që vaji që po blini është natyral dhe me cilësi të mirë.Një tjetër mënyrë shumë e mirë e marrjes së vlerave të vajit të ullirit është edhe marrja e tij përmes ushqimit.

    Duke e përdorur në gatime të ndryshme, nga sallatat, supat apo gjellat e deri edhe tek ëmbëlsirat e ndryshme./AgroWeb.org

    Nga Rubrika
    Lifestyle22 Dhjetor 2024
    Në kuadër të vapës përvëluese të verës dhe temperaturave të larta, për shumicën dërrmuese përdorimi i klimës është bekim. Po ashtu edhe...
    Lifestyle20 Dhjetor 2024
    Dashi Duhet të bëni rikuperime në raportin në çift, por shumë prej jush do të frenohen nga krenaria e tepërt, e cila...
    Lifestyle19 Dhjetor 2024
    Fjetja me telefon pranë është bërë e zakonshme, sidomos tek të rinjtë. Dhe, në shumicën e rasteve, mbajtja e telefonit poshtë jastëkut...
    Të tjera
    Sport22 Dhjetor 2024
    Peja ka fituar derbin e javës së 13-të të Superligës, duke mundur Trepçën me shifrat 65:64 (27:17, 17:14, 10:23, 11:10). Vendasit e...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Oleksandr Usyk, mbetet ‘mbreti’ i ringut. Kështu 37-vjeçari arrin ta mbrojë titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë. Ai ka...
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Dikush dyshohet se i ka dëmtuar disa vazo të luleve nga mermeri të varrezave të cilat gjenden në rrugën magjistrale Prishtinë më...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banorët e Big Brother VIP Kosova 3, Sara dhe Driloni sa shkon e po afrohen më shumë bashkë. Në orët e vona...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Festat e fundvitit kanë rritur edhe çmimet në treg. Kështu thonë qytetarët të cilët ankohen se çmimet e produkteve në prag të...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka emëruar producentin televiziv britanik Mark Burnett si të dërguarin e tij të posaçëm në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.