×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tre javë protesta në Bullgari kundër qeverisë, akuza për korrupsion e lidhje me mafien

    FrontOnline
    31 Korrik 2020

    Bullgaria prej tri javësh përjeton protesta kundër korrupsionit qeveritar, ngecjes së reformës në drejtësi dhe autoritarizmit. Kryeministri Bojko Borisov këmbëngul se ai nuk do e japë dorëheqjen për t’i kursyer vendit kaosin politik në këtë kohë pandemie.

    Mijëra qytetarë bullgarë vazhdojnë të protestojnë paqësisht për të tretën javë radhazi kundër qeverisë me bindjen se nuk kanë për t’u ndalur pa u plotësuar kërkesat e tyre.

    Në objektivin e demonstratave antiqeveritare, siç transmeton Satndard njoftimet, qëndron largimit i kryeministrit, Bojko Borisov, dhe i kryeprokurorit të vendit, të akuzuar se nuk po veprojnë për të frenuar korrupsionin në vend.

    Disa arterie rrugore të kryeqytetit Sofje u bllokuan të mërkurën duke penguar trafikun, teksa demonstruesit u frynin bilbilave dhe goditnin objekte metalike për të tërhequr vëmendjen.

    Me parullat që shkruanin “dorëheqje” apo “Borisov, je turpi i vendit”, pjesëmarrësit e shpërfillën urdhrin e autoriteteve kundër tubimeve në këtë periudhë pandemie të kovidit të ri.

    Sipas protestuesve, qeveria është përgjegjëse për bllokimin e reformës në drejtësi, për mosluftimin e korrupsionit, për shkeljen e lirisë së fjalës dhe për lidhjet me grupet kriminale.

    Kauzës së tyre iu bashkuan edhe grupe të ardhurish nga rrethinat e Bullgarisë, të cilëve iu kërkua të marrin me vete tenda, jorganë, ujë dhe ushqime në rast se protesta do të zgjatë.

    Protestat u nxitën tri javë më parë kur kryeprokurori i vendit urdhëroi bastisjen e selisë presidenciale, ku kreu i shtetit, Rumen Radev, mban qëndrime kritike ndaj qeverisë.

    Ato vazhduan edhe pasi kryeministri Borisov ndërroi katër ministrat e vet për të zbutur disi tensionet, por zbulimi i politikave në interes të oligarkëve acaroi sërish opinionin publik.

    Presidenti Radev i ka mbështetur thirrjet e protestuesve për largimin e 61-vjeçarit Borisov.

    Ky i fundit qëndron në pushtet prej vitit 2009 dhe pritet ta përfundojë mandatin e tretë marsin që vjen, ndërsa i ka refuzuar apelet për dorëheqje për të ruajtur vendin nga kaosi politik në këtë kohë krize epidemike.

    Javën e kaluar, qeveria bullgare i mbijetoi një mocioni të pestë mosbesimi të ngritur nga opozita për shkak të korrupsionit masiv.

    Sipas organizatës për Transparencë Ndërkombëtare, perceptimi për korrupsionin në Bullgari mbetet më i larti ndër vendet e BE-së 13 vite pasi vendi iu bashkua familjes europiane.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.