×
  • Lajme
  • Lajme

    Tomë Gashi e Astrit Haraqija përplasen ashpër për Gjykatën Speciale

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Debate të ashpra janë zhvilluar mes Astrit Haraqisë dhe avokatit Tomë Gashi për Gjykatën Speciale.

    Avokati Tomë Gashi thotë se ndër gabimet më të mëdha të deputetëve të Kosovës ka qenë votimi i Gjykatës Speciale në Kuvend.

    “Tentimi i bindjes së deputetëve edhe me presion, sidomos atyre të PDK-së ka qenë shkatërrimtare për themelet e shtetit të Kosovës”, tha avokati në Rtv Dukagjini, përcjell Telegrafi.

    Astrit Haraqija ka reaguar ndaj Gashit duke i thënë se e ka gabim këtë deklaratë.

    “Ta merr mendja që gjithë ata 83 deputetë kanë qenë anti-shqiptarë a? Hashim Thaçi ka dashur ta dërgojë vetën në burg a? Kjo është gabim”, ka thënë Haraqija.

    Tomë Gashi ka thënë se të njëjtit deputetë që kanë votuar Specialen le të deklarojnë sot se nuk kanë bërë gabim.

    Ndërsa Haraqija thotë se Hashim Thaçi është i njëjti që ka formuar subjektin Vetëvendosje.

    Gashi ka replikuar duke i Thënë Haraqisë: “Pse Vetëvendosje nuk e votoi Gjykatën Speciale nëse qenka e krijuar nga Hashim Thaçi…Nëse Thaçi e paska krijuar LVV i paska bërë vetes autogol”.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Në gjykimin për vrasjen e A.Zh., në Gllamnik të Podujevës, Gjykata Themelore në Prishtinë mbajti seancë për caktimin e lartësisë dënimit për...
    Lajme30 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Kroacinë në Ditën e Shtetësisë. Urimin e para e shtetit të Kosovës, e ka bërë në një...
    Lajme30 Maj 2025
    Mot me diell dhe vranësira do të mbajë këtë fundjavë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka rrëfyer për kërcënimet me jetë që kishte marrë pas debateve që...
    Sport30 Maj 2025
    Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, dhe bashkëshortja e tij, Edona Berisha janë bërë prindër për herë të parë të një vajze....
    Lajme30 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar rreth rastit të aplikimit të kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, këshilltar i Albin Kurtit, për...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Besa Gaxherri, për FrontOnline ka folur për ngërçin politik që po e mban peng...
    Lajme30 Maj 2025
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi kompania e vëllait të Luan Dalipit, Shefit të Stafit të Kryeministrit...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Xhavit Haliti, për FrontOnline ka komentuar situatën e zgjatur të bllokimit të konstituimit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.