×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tiranë: Arrestohet një anëtare e një organizate terroriste

    FrontOnline
    05 Shtator 2020

    Policia e Shtetit njoftoi të shtunën arrestimin e një shtetaseje shqiptare, e dënuar më parë në Itali për veprimtari kriminale në fushën e terrorizmit.

    Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Lubjana Gj., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia u arrestua të premten, (4.09 )në sajë të “bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë së Antiterrorit, Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Itali dhe informacioneve në rrugë operative.” Gjykata e Hetimeve Paraprake Milano, Itali, e ka dënuar shtetasen shqiptare Lubjana Gj. me 3 vjet burg, për veprën penale ”Organizatë me qëllime Terroriste”. Pas arrestimit pritet ekstradimi i saj në Itali.

    Në fund të Prillit të këtij viti, Policia e Shtetit, arrestoi po në Tiranë, një shtetas nga Taxhikistani, 24 vjeꞔ me qëllim ekstradimin në Gjermani. Sipas njoftimit të Policisë, Komron Z., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani pasi ndaj tij “ishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”, të themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të Shtetit Islamik (ISIS). ”

    Komron Z. kishte ardhur në Shqipëri në mënyrë legale, në mes të shkurtit të këtij viti para se Gjykata Federale në Karlsruhe, Gjermani, të kishte lëshuar në 21.04.2020 urdhërin e arrestit ndërkombëtar, sqaronte Policia e Shtetit në njoftimin e saj.

    Vitin e kaluar Policia e Shtetit, në bashkëpunim me drejtësinë italiane arrestoi në Elbasan, një tjetër shtetas shqiptar, me banim në Milano, të cilin e ekstradoi në Itali. Bledar I., 28-vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, pasi akuzohej për përfshirje në organizata terroriste në Itali dhe Egjipt. Në njoftimin e Policisë së shtetit per arrestimin e Bledar I. ai cilësohej “person i rrezikshëm”. Ish-Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, në falenderimin ndaj autoriteteve shqiptare për arrestimn e tij dhe bashkëpunimin me autoritetetet italiane vinte në dukje se “në banesën e Bledar I. u gjetën materiale informative, gjurmë të kontakteve me fundamentalistët islamikë dhe dokumente foto dhe video në lidhje me xhihadin”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Presidenti rus Vladimir Putin mbajti bisedime në Kremlin të dielën me kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico, në një vizitë të rrallë në...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në Vlorë. Sipas policisë, ai është rrahhur me sende të forta, raporton Euronews.al...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.