Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vizituar Krushën e Madhe. Aty ai ka kujtuar masakrën në të cilën u vranë 240 civilë të pafajshëm. Tha se gratë e këtij fshati janë simbol mbijetese.
“Në Krushë të Madhe, aty ku forcat serbe vranë 240 civilë të pafajshëm në një prej masakrave më të mëdha. Gratë e Krushës janë simbol i mbijetesës dhe i forcës për t’u ringritur nga hiri i luftës, me humbje shumë të mëdha në njerëz, duke mos u dorëzuar asnjëherë për ndërtimin e jetës së re. HTH”, shkroi Thaçi në Facebook.
Ai ka publikuar fotografi nga takimi ku shihet një pjesë e punës së përditshme të këtyre grave.