×
  • Lajme
  • Lajme

    “Thaçi s’duhet të japë dorëheqje dhe duhet të jetë pjesë e dialogut”

    FrontOnline
    29 Qershor 2020

    Analisti politik, Faton Abdullahu, ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë ashtu siç është paraparë, në Uashington, brenda një periudhe të shkurtë, jo më shumë se një muaj.

    Sipas tij, në dialog duhet të marr pjesë edhe Presidenti Thaçi, sepse Qeveria Hoti është shumë e brishtë për ta bërë këtë e vetme edhe më e brishtë për ta jetësuar.

    “Presidenti Thaçi nuk duhet të jap dorëheqje pasi që nuk ka akuzë nga Gjykata. Sikur të jepte dorëheqje tani ky do të ishte dorëzim para një akti jo të zakonshëm juridik në Gjykatë, që më shumë duket se është pamflet politike”.

    Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

    • Dialogu me Serbinë duhet të vazhdoj ashtu sikundër është paraparë, në Uashington, brenda një periudhe të shkurtë, jo më shumë se një muaj.
    • Në dialog duhet të marr pjesë edhe Presidenti Thaçi, sepse Qeveria Hoti është shumë e brishtë për ta bërë këtë e vetme edhe më e brishtë për ta jetësuar.
    • Presidenti Thaçi nuk duhet të jap dorëheqje pasi që nuk ka akuzë nga Gjykata. Sikur të jepte dorëheqje tani ky do të ishte dorëzim para një akti jo të zakonshëm juridik në Gjykatë, që më shumë duket se është pamflet politike.
    • Faktori politik në Kosovë nuk duhet të bije viktimë e mospajtimeve Bruksel – Administrata Tramp edhe pse kjo nuk është e lehtë
    • Ata që nuk po ju japin vizat qytetarëve të Kosovës tash sa kohë edhe përkundër faktit se i kemi plotësuar kushtet, duket se janë të njëjtit të cilët nuk duan që Tramp të përfitoj i vetëm nga ndonjë sukses sado i vogël i dialogut Kosovë-Serbi.
    • Ata që janë kundër gjeo-politikave, politikave tregtare, financiare e të tjera të Administratës Tramp në Evropë dhe gjetiu, janë po ata që po përpiqen ta pengojnë dialogun Kosovë Serbi në Uashington.
    • Ata që e ndaluan dialogun Kosovë – Serbi nuk e shpëtuan as nuk e mbrojtën Kosovën por e sulmuan Administratën Tramp.
    • Ata që e po e pengojnë dialogun Kosovë- Serbi nuk po e ç’kapin shtetin e Kosovës, as nuk do të duhej ta bënin këtë apo të mendohet se këtë po e bëjnë me një aktakuzë të një prokurori. Nëse ka kapje të shtetit ç’kapja duhet të bëhet me vota jo me Prokuror.
    • Faktori politik në Kosovë nuk duhet të bije viktimë e mospajtimeve eventuale në Uashington
    • Mos përfundimi i shtetndërtimit të Kosovës e ka rikthyer atë në variantin më të keq të mundshëm në kusuritje mes interesave të ndryshme e për herë të parë edhe përbrenda interesave që prezantojnë gjeopolitikën evro-atlantike.
    • Ajo çfarë po i ndodh Kosovës tani, është veprim i menduar nga segmentë jashtë Kosovës. Nuk përjashtohet mundësia që për një strategji të tillë të kenë përkrahje nga brenda, por ato nuk janë kruciale.
    • Mos prezenca e z. Veseli në të ardhmen politike të Kosovës do të ishte atak dhe dëmtim i shëndetit demokratik në Kosovë,për aq sa ai është figurë kruciale e opozitarizmit në zhvillim e sipër.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Maj 2025
    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, për FrontOnline ka komentuar kërkesën nga AAK për dërgimin në Kushtetuese të çështjes së...
    Lajme09 Maj 2025
    Vlora Çitaku, deputete e Partisë Demokratike e Kosovës, ka reaguar në lidhje me tragjedinë e sotme që ka ndodhur në një ndërtesë...
    Lajme09 Maj 2025
    Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve juridike dhe kushtetuese, Mazllum Baraliu, për FrontOnline ka komentuar kërkesën e AAK-së për ta dërguar në...
    Të tjera
    Lajme09 Maj 2025
    Dyshohet se gjatë ditës së premte një person ka vdekur në Rrugën B në Prishtinë. Front Online ka kontaktuar me policinë, dhe...
    Sport09 Maj 2025
    Donjeta Sadiku, Bashkim Bajoku dhe Shpëtim Bajoku do ta përfaqësojnë Kosovën në Kupën e Botës “Feliks Stamm”, ka njoftuar Federata e Boksit...
    Lajme09 Maj 2025
    Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se në ligjëratat e sotme nëpër xhamitë në Kosovës është përçuar një mesazh lidhur me zhvillimet...
    Lajme09 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në Mitrovicën e Veriut, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ngacmim Seksual”...
    Sport09 Maj 2025
    Ekipi i vajzave i Kosovës në karate pritet të garojë për medaljen e bronztë të dielën në Kampionatin Evropian që po mbahet në Yerevan...
    Lajme09 Maj 2025
    Ndërmarrja rajonale “Pastrimi” ka lëshuar sërish një tjetër reagim ndaj Komunës së Prishtinës, duke e akuzuar për mospagesë të detyrimeve që kapin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.